Holandë, 7.666 persona i dhanë fund jetës përmes eutanazisë në vitin 2021

Në raportin vjetor të publikuar nga Komiteti Rajonal i Rishikimit të Eutanazisë në Holandë, thuhet se numri i personave që i dhanë fund jetës përmes eutanazisë vitin e kaluar u rrit me 10,5 për qind krahasuar me një vit më parë, duke arritur në 7.666, që numri më i lartë ndonjëherë.

Kjo shifër përkon me afërsisht 4,5 për qind të gjithsej 170.839 vdekjeve të regjistruara në vitin 2021 në vend.

Në raport theksohet se shkalla e eutanazisë në numrin e përgjithshëm të vdekjeve në vitin 2020 ishte 4,1 për qind.

Raporti po ashtu tregon se përkundër rritjes së vdekjeve për shkak të COVID-19, shkalla e eutanazisë ka vazhduar të zmadhohet.

Eutanazinë më së shumti e kanë kërkuar pacientët me kancer, e ndjekur nga pacientët me sëmundjen e Parkinsonit, zemrës dhe mushkërive.

Kryetari i komitetit, Jeroen Recourt, ka thënë për gazetën holandeze Trouw në lidhje me raportin se arsyeja pse njerëzit zgjodhën eutanazinë ishte “mungesa e një alternative më të mirë”.

Elise van Hoek, zyrtare e Shoqatës Holandeze të Pacientëve të Krishterë (NPV), shprehu kritikat e saj për eutanazinë në deklaratën e saj në gazetën Trouw.

Duke vënë në pikëpyetje arsyet pse të moshuarit i drejtohen eutanazisë, Hoek vuri në dukje se dyshojnë që trajtimi mjekësor është i pamjaftueshëm në fazën e fundit të jetës së tyre dhe se mbështetja nga rrethi i tyre ulet.

– Baza ligjore e eutanazisë

Një ligj i miratuar në vitin 2002 në Holandë, lejon që eutanazia të zbatohet për njerëzit që “kanë dhimbje torturuese dhe nuk kanë shpresë për shërim”.

Kërkesa për eutanazi, e cila shqyrtohet nga mjeku i familjes, vendoset më pas nga komisioni ku merr pjesë të paktën edhe një mjek tjetër.

Si rezultat i vlerësimit, nëse kërkesa e pacientit për eutanazi pranohet, atij i ndalohet plotësisht frymëmarrja përmes ilaçeve.

Në një studim të kryer nga instituti kërkimor Nivel në Holandë në vitin 2019, u zbulua se mjekët e familjes në vend po vendosin gjithnjë e më shumë për eutanazi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button