Ushtarët rus u larguan nga Çernobili pasi ishin ekspozuar ndaj rrezatimit

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) ka konfirmuar se forcat ruse janë larguar nga ish-centrali bërthamor i Çernobilit, të cilin e përvetësuan në fillim të pushtimit, transmeton Portalb.mk.

“Forcat ruse kanë transferuar kontrollin e selisë tek personeli ukrainas. Nuk ka më të huaj në fabrikë”, njoftoi IAEA në një deklaratë.

Pas marrjes së Çernobilit, forcat ruse ndaluan personelin ukrainas të rifillonin aktivitetet e tyre të përditshme.

Kompania shtetërore bërthamore Energoatom tha se forcat ruse kishin hapur llogore në pjesën më të kontaminuar të zonës së mbyllur, duke u ekspozuar ndaj dozave të konsiderueshme të rrezatimit. Sipas njoftimeve të pakonfirmuara, disa ushtarë u transferuan në Bjellorusi për trajtim.

Reuters citoi punëtorët në uzinë të kenë thënë se disa nga ushtarët nuk e dinin se ishin në zonën e rrezatimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button