Në Maqedoninë e Veriut më pak bagëti, qumësht lope e vezë, ndërsa numri i derrave ka shënuar rritje

Sasia e bagëtive në Maqedoninë e Veriut është ulur gjatë vitit 2021, në krahasim me vitin paraprak, ndërkohë numri i derrave ka shënuar rritje, transmeton Portalb.mk.

“Në vitin 2021, krahasuar me vitin paraprak 2020, numri i përgjithshëm i bagëtive është ulur për 20.1 %. Rënie e numrit të bagëtive është vërejtur në të dy sektorët, në ekonomitë bujqësore individuale dhe në subjektet afariste (ndërmarrjeve dhe shitoreve bujqësore)”, bëjnë me dije nga Enti Shtetëror i Statistikave.

Në këtë periudhë, numri i derrave te subjektet afariste është rritur për 12.4 %, ndërsa tek ekonomitë individuale bujqësore është rritur për 13.9 %. Rritje ka pasur edhe te delet për 0.4 përqind.

“Në të njëjtën periudhë, numri i dhive është ulur për 20.3%. Numri i shpendëve në vitin 2021, krahasuar me vitin paraprak, është ulur për 9.7%”, bëjnë me dije nga Enti.

Enti raportoi që prodhimi i qumështit të lopës në vitin 2021 është 326 523 000 litra, apo 19.4% më pak krahasuar me vitin paraprak, ndërsa rritje është vërejtur te qumështi i deles për 29.3% dhe qumështi i dhisë për 6.2%.

“Prodhimi i përgjithshëm i mishit është rritur për 4.6 %, është vërejtur rritje e prodhimit të leshit dhe ulje e prodhimit të vezëve”, deklarojnë nga Enti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button