Përkundër rritjes së prodhimit industrial, në Maqedoninë e Veriut u regjistrua ulje e numrit të punësuarve në industri

Në Maqedoninë e Veriut në shkurt të këtij viti është regjistruar ulje e numrit të punësuarve në industri, ndërkohë është shënuar rritje e prodhimit industrial, transmeton Portalb.mk.

“Shikuar sipas sektorëve, prodhimi industrial në sektorin Miniera dhe gurorë gjatë muajit shkurt të vitit 2022, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit paraprak, shënon rritje për 25.2 %, në sektorin Industria përpunuese shënon rritje për 4.0 %, ndërsa në sektorin Furnizim me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar shënon rritje për 9.6 %”, deklarojnë nga Enti Shtetëror për Statistika.

Në përgjithësi, rritja industriale e përgjithshme është për 6.3 përqind, ndërsa ulja e numrit të punësuarve për 2.3 përqind.

“Numri i punëtorëve në sektorin Minierat dhe gurorët gjatë muajit shkurt të vitit 2022, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, shënon rënie për 3.8 %, në sektorin Industria përpunuese ka rënie për 2.3 %, ndërsa në sektorin Furnizime me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar ka rënie për 1.6 %”, raportojnë nga Enti.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button