Kovaçevski: Me partneritet krijojmë kushte për investime të reja dhe vende të reja pune në kushte të krizës botërore

Kryeministri Dimitar Kovaçevski mori pjesë dhe mbajti fjalim në ngjarjen organizuar nga Delegacioni i Ekonomisë Gjermane në Maqedoninë e Veriut me temë: “Pritjet e sektorit privat nga Qeveria e re në kohë të koronës dhe kriza energjetike”. Në ngjarje morën pjesë edhe ministri i Financave Fatmir Besimi, ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, si dhe drejtori i Drejtorisë së Zonave Zhvillimore Teknologjike Industriale, Jovan Despotovski, transmeton Portalb.mk.

Në prani të mbi 90 përfaqësuesve të kompanive gjermane, maqedonase dhe të kompanive të tjera anëtare internacionale të shoqatës, Kryeministri Kovaçevski në fjalimin e tij theksoi rëndësinë e bashkëpunimit dhe partneritetit me komunitetin e biznesit për krijimin e një mjedisi më të mirë të biznesit, investime të reja, vende të reja të punës edhe në kushte të krizës botërore. Kryeministri Kovaçevski tha se nga ana ekonomike Qeveria ka tri prioritete, ballafaqimin me pasojat e krizës globale energjetike, zhvillimin ekonomik dhe realizimin e investimeve kapitale.

“Investimet e huaja janë të rëndësishme për zhvillimin ekonomik të vendit tonë, ndërsa investimet gjermane, si dhe evropianet janë vendimtare. Pandemia i tregoi dobësitë dhe ne kemi parë që Evropa përballet me sfida të mëdha kur zinxhirët e furnizimit janë në vende të largëta. Shumë gjëra mund të prodhohen në Evropë, që do të thotë kursime në shpenzime. Maqedonia e Veriut do ta shfrytëzojë këtë dhe për këtë po krijojmë mjedis për investime të reja. Ne jemi anëtare e NATO-s, qëndrimi ynë është anëtarësimi në Bashkimin Evropian, që investitorët ta dinë se kanë siguri dhe mjedis të parashikueshëm të biznesit, në fakt ky është avantazhi ynë ndaj disa vendeve të rajonit”, tha Kovaçevski dhe shtoi  Qeveria në partneritet me të gjithë aktorët relevant për të parandaluar rritjen e madhe të çmimeve të shkaktuar nga kriza globale energjetike, miratoi shpejt dhe në kohë një pako prej 26 masash me vlerë prej 400 milionë euro, për të amortizuar presionet mbi standardin e jetesës së qytetarëve dhe për të garantuar likuiditetin e kompanive.

Kovaçevski në fjalimin e tij theksoi se vazhdon trendi i rritjes së pagës mesatare neto, pagës minimale e cila është rritur në 18.000 denarë, janë regjistruar trende të zvogëlimit të papunësisë, ndërsa po ashtu ka theksuar se realizimi i investimeve kapitale është i një rëndësie të veçantë për ekonominë, e cila edhe në kohë krize të krizës. Kryeministri theksoi se vitin e kaluar kemi realizuar 79% të investimeve kapitale dhe këtë vit do të vazhdojmë me të njëjtin ritëm.

Patrik Martens, drejtor i Delegacionit të Ekonomisë Gjermane në Maqedoninë e Veriut, në fjalimin e tij u uroi mirëseardhje të pranishmëve dhe e theksoi rëndësinë nga bashkëpunimi i mirë ekonomik tradicional mes të dyja vendeve.

“Pas krizës që shkaktoi pandemia në ekonominë në tërë Evropën, mund të them me shumë gëzim se në vitin 2021 arritëm një shkëmbim tregtar rekord mes dy vendeve, me vlerë prej 4.7 miliardë euro, që do të thotë një rritje prej 23.6 % krahasuar me vitin 2020. Vitin e kaluar ka pasur edhe zgjerim të investimeve te më shumë investitorë gjermanë në vend nga industria e automobilave. Por jam i lumtur që ka investime të reja që do të krijojnë një numër të madh të vendeve të punës të paguara mirë në fushën e shërbimit dhe kujdesit ndaj klientit”.

Martens tha se Shoqata Ekonomike Maqedono-Gjermane, edhe pse vitin e kaluar bëri ndryshime të rëndësishme në kushtet e anëtarësimi edhe më tej mbetet Shoqata më e madhe dypalëshe ekonomikenë vend, me 143 kompani anëtare.

Ai gjithashtu dha vlerësimin e tij lidhur me temat që do të jenë vendimtare për Gjermaninë këtë vit, si Agjenda e Gjelbër dhe Ligji i ri për furnizuesit, ndaj të cilave Maqedonia e Veriut do të duhet të përshtatet, nëse dëshiron të mbetet konkurrente në treg.

Para të pranishmëve mbajti fjalim edhe ambasadorja gjermane në vend, Anke Hollshtajn.

“Klima e besueshme e bashkëpunimit me Qeverinë e Maqedonisë është një njohje e rëndësishme e cilësisë për lokacionin e Maqedonisë së Veriut. Së bashku do të vazhdojmë ta ushqejmë atë – për ata që tashmë janë këtu për të punuar me sukses, si dhe për të reklamuar më tej Maqedoninë e Veriut si një destinacion të mirë investimi,” tha ambasadori Hollshtajn.

Emilija Spirovska, anëtare e Bordit Drejtues të bankës së vetme gjermane, ProKredit Bank foli për sfidat me të cilat ballafaqohet sektori i biznesit në kohë të krizës më të madhe energjetike.

Në ngjarje kompanitë e shfrytëzuan takimin për rrjetëzim dhe patën mundësi të diskutojnë me Kryetarin e Qeverisë dhe ministrat dikasterial, të ndajnë propozime të tyre dhe ide të cilat mund të kontribuojnë për zhvillimin ekonomik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button