RMV, këtë vit në shkollat ​​fillore dhe të mesme ka më pak nxënës krahasuar me vitin paraprak

Në fillim të viti shkollor 2021/2022 në shkollat ​​e rregullta fillore ka 186.649 nxënës, që është 0.5 përqind më pas në raport me vitin paraprak shkollor, njoftoi Enti Shtetëror i Statistikave, transmeton Portalb.mk.

Në shkollat ​​e mesme të rregullta, nga ana tjetër, në fillim të vitit shkollor 2021/2022 numri i nxënësve është 71.018 ose më pak për 1.1 për qind krahasuar me vitin paraprak shkollor 2020/2021.

njoftimin e EShS-së janë publikuar të dhënat bazë për arsimin fillor dhe të mesëm në fillim të këtij viti shkollor, të dhënat për numrin e nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme sipas moshës, gjinisë dhe klasës/vitit mësimor dhe sipas mësimit të një gjuhe të huaj.

Përfshihen të dhënat për shkollat ​​fillore të rregullta, shkollat ​​fillore dhe të mesme speciale për të rritur dhe shkollat ​​e mesme të rregullta, shkollat ​​e mesme speciale dhe shkollat ​​e mesme fetare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button