Presidenti ukrainas kërkoi ndalimin e anijeve ruse nga portet ndërkombëtare

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, ka bërë thirrje për ndalimin e anijeve ruse nga portet ndërkombëtare, duke kërkuar sanksione të tjera kundër Moskës, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Ne kemi nevojë për sanksione të tjera kundër Rusisë, sanksione të fuqishme derisa të ndalojë me shantazhin ndaj vendeve të tjera me raketa bërthamore. Ata duhet të paguajnë çmimin më të lartë për bllokimin e detit”, tha Zelenskyy gjatë fjalimit të tij përmes video-lidhjes në parlamentin federal australian.

Zelenskyy theksoi se asnjë anije ruse nuk duhet të lejohet në portet e tjera ndërkombëtare dhe se blerja e naftës do të thotë të paguash për shkatërrimin e sigurisë globale.

“Ne duhet të ndalojmë çdo aktivitet biznesi të Rusisë, çdo dollar të shpenzuar për shkatërrimin e njerëzve. Asnjë dollar i vetëm (nuk duhet lejuar) për shkatërrimin e sigurisë globale dhe ne duhet të ndalojmë çdo synim të Rusisë për të kapërcyer sanksionet”, tha ai.

Presidenti ukrainas tha se bota po ta kishte ndëshkuar Rusinë në vitin 2014 për aneksimin e paligjshëm të gadishullit të Krimesë së Ukrainës, “nuk do të kishte ndodhur ky terror pushtimi në Ukrainë në vitin 2022”.

Duke theksuar se Australia ka automjetin e armatosur Bushmaster “shumë të mirë”, Zelenskyy tha se Ukraina do të ishte “shumë mirënjohëse” nëse Australia do të ndante ato automjete dhe disa pjesë të tjera të pajisjeve që mund të forcojnë pozicionin e vendit për sa i përket armatimeve.

Duke folur për avionin “Dream” (Ëndrra), avioni më i madh në botë që u shkatërrua nga forcat ruse, Zelenskyy tha se, “Rusia nuk e shkatërroi ëndrrën tonë, ata thjesht dogjën një aeroplan. Ai është harduer, jo liria jonë. Ëndrra jonë është e pamposhtur”.

Ai po ashtu kërkoi ndihmë ndërkombëtare për restaurimin e Ukrainës.

“Ne ftojmë vendet e mirënjohura të kompanive kryesore të botës dhe ekspertët më të mirë që t’i bashkohen projektit të restaurimit të Ukrainës që të merrni një qytet ose një sektor nën kujdesin tuaj që do të kërkonte restaurim”, tha Zelenskyy.

Lufta Rusi-Ukrainë, e cila filloi më 24 shkurt, është përballur me zemërim ndërkombëtar, me Bashkimin Evropian (BE), SHBA-në dhe Mbretërinë e Bashkuar, ndër të tjera, që po zbatojnë sanksione të ashpra financiare ndaj Moskës.

Sipas vlerësimeve të Kombeve të Bashkuara (OKB), të paktën 1.189 civilë janë vrarë që nga fillimi i luftës në Ukrainë, si dhe rreth 1.900 të tjerë janë plagosur, megjithatë paralajmërohet se shifrat mund të jetë shumë më të larta.

Agjencia e OKB-së për Refugjatë (UNHCR) njofton se mbi 4 milionë ukrainas po ashtu kanë ikur në vendet evropiane, ndërsa miliona të tjerë janë zhvendosur brenda vendit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button