Adidas shpalosi topin zyrtar për Kupën e Botës ‘Katar 2022’ (FOTO)

Adidas ka zbuluar topin e tyre zyrtar për Kupën e Botës 2022, të quajtur ‘Al Rihla’ , për të cilin kompania pretendon se është topi më i shpejtë në historinë e kompeticionit.

Adidas tani ka zbuluar modelin e tyre të 14-të të krijuar posaçërisht për turneun, i cili është krijuar për shpejtësitë më të larta të lojës.

Al Rihla përkthehet në “udhëtim” në arabisht, me dizajnin e topit duke marrë frymëzim nga arkitektura unike e Katarit, shkruan Goal, transmeton Klankosova.tv.

Thuhet se Al Rihla lëviz më shpejt në ajër se çdo top i mëparshëm i Kupës së Botës dhe se ofron nivelin më të lartë të saktësisë dhe besueshmërisë në fushën e lojës.

Kupa e Botës do të zhvillohet në Katar, me 32 kombëtare që do të garojnë për trofeun më prestigjioz në futbollin ndërkombëtar.

Fifa World Cup

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button