Ministrja austriake për BE-në: Mbështetje të plotë nga Austria për aspiratat evropiane të RMV-së

Ministrja federale për çështjet e BE-së dhe çështjet kushtetuese të Austrisë, Karoline Edstadler, sot qëndron për vizitë zyrtare njëditore në vend, transmeton Portalb.mk.

Ministrja austriake takoi presidentin e vendit, nga ku siç njoftojnë nga zyra e presidentit, presidenti Pendarovski dhe ministrja Edstadler theksuan nevojën urgjente që vendimi i pakushtëzuar i marsit 2020 të hyjë në fuqi në Këshillin të Çështjeve të Përgjithshme të BE-së për të nisur procesin e negociatave, veçanërisht pas zhvillimeve të fundit dhe sfidave gjeopolitike dhe të sigurisë në kontinentin evropian të shkaktuara nga pushtimi ushtarak rus në Ukrainë.

Presidenti Pendarovski theksoi se Austria, si një mike e dëshmuar e rajonit, ka një rol thelbësor në prioritizimin e çështjes së politikës së zgjerimit të BE-së me Ballkanin Perëndimor dhe me këtë vizitë të ministres për Evropën, në një kohë kur BE-ja po fokusohet në një tjetër rajoni nga kontinenti, vërtetohet urgjenca e dosjes tonë evropiane.

Bashkëbiseduesit ranë dakord se sfidat e vendosura nuk duhet të jenë pjesë e kornizës negociuese dhe se roli strategjik gjeopolitik i Bashkimit, veçanërisht i nevojshëm sot, duhet të korrespondojë me të ardhmen dhe vizionin e rajonit, për të cilin historia nuk duhet të jetë pengesë.

Foto: Zyra e Presidentit
Foto: Zyra e Presidentit

Në kuadër të vizitës zyrtare në Shkup, ministrja austriake u takua me kryeministrin Dimitar Kovaçevski, i cili ishte i shoqëruar nga zëvendësi i Kryetarit të Qeverisë për çështje evropiane, Bojan Mariçiq.

Në takim është diskutuar për sfidat e luftës në Ukrainë, rëndësinë e integrimit evropian dhe mundësitë për avancimin e bashkëpunimit të mirë dypalësh.
Karoline Edstadler dhe Dimitar Kovaçevski, foto: Qeveria e RMV-së
Karoline Edstadler dhe Dimitar Kovaçevski, foto: Qeveria e RMV-së
Bashkërisht është dënuar agresioni rusë në Ukrainë.
Është konstatuar se integrimi i Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në BE është i rëndësishëm për stabilitetin dhe sigurinë e rajonit, por edhe të Evropës dhe se tani është koha për të ecur përpara.
Në këtë drejtim është shprehur mbështetja e plotë e Austrisë për aspiratat evropiane të vendit tonë.
Kryeministrat Kovaçevski dhe Petkov shihen si njerëz që i lëvizin gjërat përpara dhe me klimën e re të respektit në marrëdhëniet ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, vlerësohet se ka një dritare të hapur mundësish për të arritur një zgjidhje parimore.
Kryeministri Kovaçevski falënderoi për mbështetjen e madhe dhe miqësore nga Republika e Austrisë për integrimet evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe si një vend që është ndër investitorët më të mëdhenj në vend.
“Ne ndajmë vlerat e BE-së, jemi anëtare të NATO-s, jemi vendosur tërësishtnë linjë me politikat e NATO-s dhe BE-së në lidhje me luftën në Ukrainë, ne i kemi dhënë hapur ndihmën e nevojshme Ukrainës, jemi të gatshëm të pranojmë edhe refugjatë të  mundshëm. Në të njëjtën kohë, ne kemi miratuar masa kundër krizës për të ndihmuar qytetarët dhe kompanitë, ne po zgjidhim sfidat me sigurinë energjetike dhe ushqimore, bisedojm me Bullgarinë për zgjidhjet e mundshme. Eurointegrimet të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë janë një sinjal i domosdoshëm për të gjithë rajonin dhe të rëndësishëm për stabilitetin në BE”, tha Kryeministri Kovaçevski.
Në takim u bisedua edhe për mundësitë për avancimin e  tregtisë ndërmjet dy vendeve, si dhe për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve dhe në fusha të tjera me rëndësi për qytetarët.
Ndërkohë zëvendëskryeministri i ngarkuar për Çështjet Evropiane, Bojan Mariçiq dhe Ministrja Federale për Çështjet e BE-së dhe Kushtetutës së Republikës së Austrisë, Karoline Edstadler, mbajtën konferencë të përbashkët për shtyp për të informuar në lidhje me bisedimet.
Zëvendëskryeministri Mariçiq tha se vizita e saj është konfirmim i fortë se Ballkani Perëndimor mbetet lart në agjendën e Bashkimit Evropian dhe vendeve anëtare të tij dhe se Austria mbetet një mbështetëse e vendosur e politikës së zgjerimit të Bashkimit me vendet në rajon.
Karoline Edstadler dhe Bojan Mariçiq, foto: SÇE
Karoline Edstadler dhe Bojan Mariçiq, foto: SÇE
Austria njeh orientimin e vërtetë dhe të padyshimtë të Maqedonisë së Veriut drejt vlerave dhe idealeve euroatlantike dhe i jep mbështetje dhe përkushtim të parezervë veçanërisht Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në procesin e integrimit evropian.
Në konferencën për shtyp, zëvendëskryeministri Mariçiq shtoi se e ardhmja e vendit tonë dhe e gjithë rajonit është evropiane dhe se beson se është koha për ta konfirmuar këtë.
“Kemi bërë progres në reformat dhe do të vazhdojmë të ecim me përkushtim në rrugën evropiane. Presim që Bashkimi Evropian të riafirmojë me zë të lartë interesat e tij për bashkimin e kontinentit evropian dhe, pas një periudhe të gjatë, të rivendosë vrullin e zgjerimit në vendet e Ballkanit Perëndimor që presin para dyerve të BE-së për më shumë se një dekadë”, tha Mariçiq.

Nga ana tjetër, ministrja Federale për Çështjet e BE-së dhe Kushtetutën e Republikës së Austrisë Karoline Edstadler tha Austria do të bëjë gjithçka që mundet për t’i dhënë rajonit perspektivë të besueshme evropiane, me fakte dhe hapa, për të cilat me dekada Unioni dhe vendet an-tare flasin.

“Nuk duhet t’ humbim nga shikimi njerëzit e Ballkanit Perëndimor dhe mënyrën se si BE-ja duhet të qëndrojë e bashkuar. Në Maqedoninë e Veriut duhet që përfundimisht hapi i ardhshëm për hapjen e procesit të zgjerimit dhe Austria është këtu në në vijë të frontit”, përfundoi Edstadler.

Në kuadër të vizitës zyrtare në Shkup, ministrja austriake do të takohet edhe me shefin e shtetit Stevo Pendarovski, kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi dhe ministrin e Jashtëm Bujar Osmani, si dhe takim me liderin e VMRO – DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

Të hënën Mariçiq është takuar edhe me ambasadorin austriak në vend, Georg Voutsas, me të cilin kanë biseduar për të njëjtat tema, si dhe për vizitën e Edstadler.

Siç njoftoi në atë kohë SÇE, ambasadori Voutsas dha koment pozitiv për ritmin e ri të negociatave me Republikën e Bullgarisë dhe për gjetjen e zgjidhjeve të pranueshme reciprokisht në frymën e vlerave evropiane. Nga ana tjetër, Mariçiq në takim theksoi se vendi është plotësisht i përgatitur për fillimin e negociatave të anëtarësimit me BE-në dhe për këtë arsye është e nevojshme t’u përgjigjet sfidave brenda një kohe të arsyeshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button