RMV, këto janë rezultatet e regjistrimit të popullsisë (Infografik)

Drejtori i Entit Shtetëror të Statistikës Apostol Simovski sot në një konferencë për media shpalli rezultatet zyrtare të Regjistrimit të popullsisë në vend, i cili u mbajt nga 5 deri më 30 shtator 2021, transmeton Portalb.mk.

Simovski theksoi se popullsia e përgjithshme në vend është 1.836.713 banorë.

Popullsia e përgjithshme e Maqedonisë së Veriut sipas përkatësisë etnike është si vijon:

  • 54.21% – Maqedonase
  • 29.52% – Shqiptarë
  • 3.98% – Turq
  • 2.34% – Rom
  • 0.44% – Vlleh
  • 1.18% – Serb dhe të tjerë

Popullsia rezidente e regjistrimit sipas deklarimit të përkatësisë etnike:

  • 58.44% – Maqedonas
  • 24.30% –  Shqiptar
  • 3.86% – Turq
  • 2.53%- Rom
  • 0.47% – Vlleh
  • 1.30% –  Serb
  • 0.87% – Boshnjakë

Popullsia e përgjithshme jorezidente e përfshirë në Regjistrimin ku përkasin qytetar të Republikës së Maqedonisë së Veriut që ndodhen jashtë në 12 muajt e fundit – 258.932 persona, prej tyre:

  • 24.45% – Maqedonas
  • 66.36% – Shqiptar
  • 4.79% – Turq
  • 1.02% – Rom
  • 0.19%- Vlleh
  • 0.36% – Serb
  • 0.81% – Boshnjak dhe të tjerë

Drejtori i ESHS-së Apostoll Simovski, në fjalimin e tij tha se me sukses është zbatuar regjistrimi i popullsisë.

“Ekipi i regjistruesve tregoi se mund dhe dijmë të kryejmë operacione profesionale. Nëse regjistrimet e mëparshme janë dashur vite, dhe më shumë njerëz, këtë herë kemi tejkaluar të gjitha parashikimet”, tha Simovski.

Infografik: Fisnik Xhelili/Portalb.mk
Infografik: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Regjistrimi i popullsisë të Maqedonisë së Veriut u zhvillua në muajin shtator.

Sipas të dhënave të publikuara nga enti, me regjistrimin e popullsisë që zgjati nga 5 deri më 30 shtator, u regjistruan 1.832.696 persona568.175 familje dhe 837.255 banesa. Ata që për çfarëdo arsye mbetën të paregjistruar, do të gjenden në ndonjë nga bazat e të dhënave gjatë përpunimit të të dhënave dhe do të jenë pjesë e regjistrimit.

Regjistrimi i fundit në Maqedoninë e Veriut është realizuar në vitin 2002. Dhjetë vjet më vonë apo në vitin 2011, ai nuk u mbajt për shkak të përplasjeve mes partive politike shqiptare dhe maqedonase, mbi mënyrën e realizimit, përkatësisht për përfshirjen ose jo të qytetarëve që janë jetojnë përkohësisht jashtë vendin, e që shumica prej tyre janë shqiptarë. Ishin shpenzuar dy milionë euro, ndërsa pati edhe një procedurë parahetimore kundër dy drejtuesve të koalicionit të atëhershëm qeveritar, Nikolla Gruevskit dhe Ali Ahmetit për ndërprerjen e regjistrimit, por kjo procedurë ka përfunduar pa epilog gjyqësor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button