RMV, SASHK-u solli vendim për grevë të përgjithshme në kopshtet e fëmijëve, shkollat e mesme dhe fillore nga 11 prilli

Këshilli i Sindikati i Arsimit, Shkencës dhe Kulturës në seancën e sotme solli vendim për hyrje të Sindikatës në grevë të përgjithshme që do t[ fillojë më 11 prill. Deri kur do të zgjasë, do të varet nga negociatat me Ministritë kompetente, me siguri edhe me pjesën nga përfaqësuesit qeveritar ose do të zgjasë deri atëherë derisa nuk dakordohemi, theksoi sonte kryetari i SHASHK-ut Jakim Nedellkov, njofton Portalb.

Ai në intervistë për TV Sitel, pas seancës së sotme të SASHK-ut tha se kanë debatuar për rezultatet lidhur me prononcimin e anëtarësisë së tyre për mbështetje të organizimit të grevës së përgjithshme.

“Mund t’i kumtoj opinionin se janë marrë procesverbale nga 90 për qind nga organizatat sindikaliste nga gjithsej diku rreth 600 organizata sindikaliste dhe mbi 98 për qind janë ‘për’ organizim të grevës së përgjithshme. Jo numër i vogël i të gjithë procesverbaleve që kanë mbërritur janë për organizim të grevës së përgjithshme në kopshtet e fëmijëve, shkollat fillore dhe të mesme. Në mënyrë plotësuese do të kemi konsultime me institucionet nga veprimtaria e kulturës dhe veprimtaria e arsimit të lartë dhe shkencës, si dhe konvikte stundetore dhe të nxënësve të shkollave të mesme”, theksoi Nedellkov.

Ai përsëriti se kërkesat e tyre janë për rritje të pagave në sektorin e arsimit.

“Momentalisht mësimdhënësit, nëse flasim për mësimdhënëse edhe pse në veprimtarinë e arsimit ka edhe vende të tjera të punës dhe nuk bëhet fjalë vetëm për profilin e mësimdhënësve, megjithatë ja në arsimin fillor pagat e mësimdhënësve janë 24.800 denarë, në arsimin e mesëm 25.700 denarë. Këto paga janë larg nën pagën mesatare. Kështuqë, këto janë një nga parametrat që dëshmojnë se kërkesat e tyre janë të arsyeshme, posaçërisht nga aspekti i trendit të rritjes së pagës minimale në nivel kombëtar e cila nuk ndiqet sipas përqindjes për rritje të pagës minimale në të gjithë vendet e punë”, potencoi Nedellkov, duke e komentuar kërkesën për rritje të pagave për 18,5 për qind.

Rreth asaj se nëse Qeveria i pranon kërkesat e tyre, Nedellkov tha se hapësirë për negociata dhe bisedime ka, megjithatë, siç shpjegoi, në kushte të këtilla në krizë të këtillë energjetike dhe luftarake në botë, në Evropë dhe vende, se shumë vështirë është që të gjinden mjete shtesë për sigurim për  rritje të pagave.

Kryetari i SASHK-ut shpjegoi se pagat do të duhet të rriten deri në rreth 30.000 denarë. Ai tha se kërkesa për rritje i dedikohet për pagën e marsit që duhet të merret në prill. Rreth protestës së nesërme të KSL-së, Nedellkov tha se do të marrin pjesë dhe do të japin mbështetje sepse kërkesat e tyre janë identike me kërkesat e tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button