Qeveria e Maqedonisë së Veriut vendosi që nxënësit nëpër shkollat fillore nuk do të jenë të obliguar të mbajnë maska

Nxënësit nëpër shkollat e Maqedonisë së Veriut prej nesër nuk janë të obliguar të mbajnë maska, propozim i cili u miratua nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut, transmeton Portalb.mk.

“Nxënësit e shkollave fillore do të mund të vijojnë mësimin me prezencë fizike pa mbajtjen e detyrueshme të maskës mbrojtëse. Vendimi hyn në fuqi nesër dhe është i vlefshëm deri në paraqitjen e një propozimi të ri nga Komisioni i Sëmundjeve Infektive. Ata nxënës që dëshirojnë, mund të vazhdojnë të mbajnë maskë mbrojtëse gjatë qëndrimit të tyre në objektin e shkollës”, deklarojnë nga Ministria për Arsim dhe Shkencë.

Ministria sqaroi që ky ishte një propozim i Komisionit për Sëmundje Infektive për shkollat fillore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button