Në Maqedoninë e Veriut është ulur numri i nxënësve gjatë këtij viti shkollor

Numri i nxënësve në Maqedoninë e Veriut është ulur në shkolla fillore dhe të mesme gjatë këtij viti në krahasim me vitin e kaluar, transmeton Portalb.mk.

“Në fillim të vitit shkollor 2021/2022, numri i nxënësve në shkollat fillore të rregullta është 186 649, që paraqet zvogëlim të numrit për 0.5 % krahasuar me vitin paraprak. Në shkolla të mesme, numri i nxënësve në fillim të vitit shkollor 2021/2022, është 71 018, që paraqet zvogëlim të numrit për 1.1 %, krahasuar me vitin paraprak”, deklarojnë nga Enti Shtetëror i Statistikave.

Vetëm në arsimin fillor janë regjistruar 906 nxënës më pak, ndërsa në atë të mesëm 793 nxënës. Ndërkohë, numri i arsimtarëve është rritur nga 7 142 në 7158 në shkollat e mesme, kurse në shkollat fillore nga 18 732 është rritur në 19 138.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button