SPAK kërkoi arrestimin e deputetit të PS, akuzat për 9 të tjerët në Shqipëri

Krahas 9 urdhër arresteve të lëshuara sot për inceneratorin e Fierit si edhe 5 të tjerave që pritet të ekzekutohen gjatë ditës, gazetari Ermal Vija raporton për abcnews.al se SPAK pritet të dorëzojë në Kuvend edhe një kërkesë për autorizimin e arrestimit të deputetit të PS Alqi Bllako, raporton ABC.

Ky i fundit ka qenë Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit në periudhën kur janë miratuar koncensionet për inceneratorët. Më herët, SPAK kërkoi arrestimin e Bllakos, ish-ministrin e Mjedisit me akuzën e “shpërdorimit të detyrës” dhe “korrupsionit”.

Sipas SPAK. nga hetimet e kryera kanë rëzultuar të dhëna se nga ana Alqi Bllakos, gjatë kohës që ka shërbyer  në fillim me funksionin Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit dhe më pas Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve dhe Infrastrukturës së Mbetjeve (AKUM), është favorizuar shoqëria koncesionare “Integrated Technology Waste Treatment Fier” sh.p.k., kundrejt marrjes në mënyrë të tërthortë të përfitimit të parregullt në shumën prej 14,964,900 lekë.

Për shtetasin Alqi Bllako, nisur nga fakti që është i zgjedhur deputet në Kuvendin e Republikës së Shjqipërisë, Prokuroria e Posaçme bazuar në parashikimet e nenit 73/2 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe nenit 288/1/2 të Kodit të Procedurës Penale, do të paraqesë kërkesë Kuvendit për dhënie të autorizimit për caktimin e masës sigurimit personal “arrest në burg”, bën me dije SPAK.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button