Padi kundër dy shkupjanëve, dyshohen për keqpërdorim të kartelave bankare

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se ka ngritur kallëzim penal kundër A.Gj.(23) dhe A.Gj (25), të dy nga fshati Rashçe e Shkupit, ata dyshohen se kanë kryer vepër penale, konkretisht se kanë marrë të dhëna në mënyrë joligjore nga 17 qytetarë ku kanë keqpërdorur të dhënat e kartelave bankare, transmeton Portalb.mk.

“I raportuari i parë, në periudhën nga shtatori deri në dhjetor 2021, derisa ishte i punësuar tek një person juridik në Shkup, si shitës, duke shfrytëzuar rastin, me celularin e tij i ka fotografuar të dhënat e identifikimit nga kartat e pagesës së bashku me kodin PIN nga kartat e klientit, të cilin ata e kanë dhënë për të paguar për mallin e blerë. Në këtë mënyrë ai ka arritur të mbledhë të dhënat e 17 qytetarëve dhe më pas, së bashku me të raportuarin e dytë i kanë shfrytëzuar në disa raste për të paguar faturat e shërbimeve dhe për të porositur produkte”, njoftuan nga MPB-ja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button