fbpx

Vdekja e modeles ruse Greta Vedler nuk ka asnjë lidhje me kritikat e saj ndaj Putinit

Nuk është e vërtetë që modelja Greta Vedler është vrarë pak ditë më parë, në një aksion të fortë të forcave të armatosura ruse, siç thuhet në tekst. Trupi i modeles ruse u gjet i fshehur në një valixhe, më shumë se një vit pasi u zhduk, pas kritikave të saj ndaj Vladimir Putinit, shkruan britanikja “Mirror”. Ish-i dashuri i modeles ruse, Dmitry Korovin (23), pranoi se e mbyti për vdekje pas një debati për para në Moskë, dhe nuk lidhet me pikëpamjet e saj politike, shkruan Vërtetmatësi.

Një postim në Facebook nëpërmjet titullit që pëlqehet nga opinioni, e lidh vdekjen e modeles ruse Greta Vedler me presidentin rus Vladimir Putin. Kontolli ynë i fakteve tregon se kjo nuk është e vërtetë.

Postimi shpërndanë një artikull me titull joprofesional, i cili në vend që të informojë, komenton “MË NË FUND u vra kolonelja e brigadave naziste në Rusi“.

Në artikull thuhet se Vedler ishte kolonele në brigadat naziste dhe se ajo u vra në një aksion të fortë nga forcat e armatosura ruse.

Kjo terroriste e rrezikshme naziste u maskua si modele, ndërsa tashmë fitoi përvojë të vërtetë naziste në moshën 23 vjeçare dhe u bë kërcënim real për lirinë e Rusisë dhe liderin demokrat, shokun Putin. Kjo kurvë naziste i lejoi vetes të kritikonte publikisht presidentin rus Vladimir Putin, më në fund u zbulua dhe u vra. Kjo kolonele e rrezikshme Greta Vedler e brigadave naziste në Rusi bëri atentat mbi kur tha se Putin është psikopat. Ka informacione se ajo planifikoi të përdorte një koktej molotovi, ndërsa shtirej se pinte lëng ftua nga ajo shishe. Operacioni për neutralizimin e saj u krye nga ish i dashuri i saj Dmitry Korovin, i cili e mbyti me duar të zhveshura për të parandaluar vrasjen e udhëheqësit të madh ushtarak Putinthuhet në artikull.

Nuk është e vërtetë që modelja Greta Vedler është vrarë pak ditë më parë në një aksion të fortë të forcave të armatosura ruse, siç thuhet në tekst. Trupi i modeles ruse u gjet i fshehur në një valixhe më shumë se një vit, pasi u zhduk pas kritikave të saj ndaj Vladimir Putinit, shkruan britanikja “Mirror”.

Njëzet e tre vjeçarja Vedler u vra një muaj pasi e quajti Putinin “psikopat” në mediat sociale dhe parashikoi se përpjekja e tij për të “forcuar integritetin e Rusisë do të përfundojë me lot”.

Është e rëndësishme që psikopatët të kenë gjithmonë ndjenjë përmbushjeje dhe mprehtësie në jetë, kështu që ata duan rrezik, përvoja intensive, komunikim intensiv, aktivitet intensiv – jetë intensive dhe dinamike. Ndoshta ai me të vërtetë dëshiron të përmirësojë integritetin e Rusisë dhe sinqerisht dëshiron të mirën për rusët. Por, a mund të bëjë vërtet diçka? Unë mendoj se ju e dini përgjigjen e kësaj pyetjeje vetëdeklaroi atëherë Vedler.

Ish i dashuri i saj “xheloz” Dmitry Korovin, (23), një vit më vonë pranoi se e kishte mbytur për vdekje pas një mosmarrëveshje për para në Moskë, gjë që nuk ka lidhje me qëndrimet e saj politike.

Ai u tha hetuesve se kishte fjetur në një dhomë hoteli për tre netë me trupin e saj të vendosur në një valixhe. Ai më pas e çoi trupin e saj 300 milje në rajonin e Lipetsk dhe e la në bagazhin e një makine, ku qëndroi për më shumë se një vit.

Korovin vazhdoi të postonte foto dhe mesazhe në rrjetet sociale të modeles për t’i bërë miqtë të besonin se ajo ishte ende gjallë, deklaroi ai për policinë, transmeton Mirror.

Deklaratat e Vedler për Putinin në janar 2021, një muaj para se të vritej, nuk konsiderohen se lidhen me vdekjen e saj.

Lajmin për trupin e Vedler e kanë transmetuar edhe mediat në Maqedoni.

Sipas kësaj, nuk është e vërtetë që Vedler ka qenë kolonele në ndonjë brigadë naziste e maskuar si modele. Ajo nuk u vra ditë më parë në aksion të forcave të armatosura ruse, por u vra një vit më parë, ndërsa trupi i saj është gjetur tani. Vrasësi është ish i dashuri i saj i cili e ka pranuar krimin. Prandaj artikullin që po analizojmë e vlerësojmë si të pavërtetë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button