RMV, ulje e numrit të të infektuarve dhe hospitalizuarve, dominon varianti omicron

Raporti javor i Institutit të Shëndetit Publik për periudhën 21-27 mars tregon ulje të numrit të të infektuarve dhe të hospitalizuarve me kovid-19, transmeton Portalb.mk.

Janë testuar gjithsej 16.074 materiale, ndërsa janë regjistruar 1.696 raste të reja pozitive, që është 7,5% më pak krahasuar me javën e kaluar. Përqindja e pozitivitetit varion nga 4.0% në 14.3%, ose mesatarisht 10%.

Shumica e rasteve të regjistruara janë nga Shkupi (n = 1.032; 60.8%), ndërsa incidenca më e lartë javore është regjistruar në Kavadar – 224.2 / 100.000 dhe Shkup – 162.7 / 100.000.

Persona të infektuar janë të regjistruar në të gjitha grupmoshat, ndërsa më të shpeshtë janë personat mbi 60 vjeç dhe numri më i ulët në grupmoshën 0-9 vjeç.

1.738 persona kanë fituar statusin e “të shëruarit” në kushte spitalore apo në shtëpi, 1,7% më pak krahasuar me javën e kaluar. Janë raportuar 268 riinfeksione, me rënie prej 13,3%.

Janë evidentuar 17 vdekje, që është 13,3% më shumë se një javë më parë (n = 15). Pjesa më e madhe e tyre janë nga Shkupi (8). Për sa i përket moshës, 16 kanë vdekur në moshën mbi 60 vjeç dhe një në grupmoshën 50-59 vjeç.

Në 5 (5,3%) nga mostrat e testuara, është dëshmuar sublimati BA.1 omikron. Në 90 (94.7%) nga mostrat e ekzaminuara është vërtetuar BA.2 sublim i omikronit – i njohur edhe si “stealth”.

Sipas raporteve spitalore, aktualisht të hospitalizuar janë 82 persona ose 24,8% më pak krahasuar me një javë më parë, nga të cilët 33 janë me mbështetje oksigjeni dhe një me ventilim mekanik invaziv/jo invaziv.

Deri më 24 mars, gjithsej 872.652 persona janë vaksinuar me të paktën një dozë të vaksinës kundër kovidit në vend dhe jashtë tij. Të vaksinuar plotësisht (me dy doza) janë 852.855, kurse me dozë të tretë 152.109 persona.

Në zhvillim e sipër është karvani për promovimin e vaksinës kundër koronavirusit po organizohet nga Ministria e Shëndetësisë, me mbështetjen e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, USAID-it dhe UNICEF-it.

Lidhur me reduktimin e masave, Shtabi i Përgjithshëm Koordinues për përballjen me kovid-in në fund të javës së kaluar pranoi rekomandimet e Komisionit për Sëmundjet Infektive për heqjen e detyrimit për mbajtjen e maskave në shkollat ​​fillore, rekomandim për prezencë fizike në fakultete, me apel të fortë për vaksinimin si të nxënësve ashtu edhe të stafit arsimor, të rritet kapaciteti maksimal i ambienteve të brendshme nga 50 për qind në 75 për qind, por edhe të shfuqizohet protokolli për objektet e hotelierisë që kërkojnë certifikatë vaksinimi për ambientet e hapura, ndërsa për pjesë të mbyllura mbetet detyrimi për posedim të detyrueshëm të certifikatës.

Propozimet janë dorëzuar në Qeveri dhe pritet të votohen dhe miratohen në seancën e qeverisë së kësaj jave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button