Rusia planifikon masa hakmarrëse për viza, planifikohen ndalesa edhe ndaj Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë

Moska është duke analizuar masa për t’ua kufizuar hyrjen në Rusi, banorëve të shteteve “jomiqësore”, ka thënë të hënën ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, raporton REL.

“Është duke u krijuar një dekret presidencial për masat hakmarrëse për vizat, si përgjigje ndaj veprimeve jomiqësore për një numër të shteteve të huaja”, ka thënë Lavrov në një transmetim televiziv.

Agjencia shtetërore e lajmeve në Rusi, TASS, ka cituar Lavrovin të ketë thënë se masat “do të jenë përgjigje ndaj veprimeve jomiqësore nga Shtetet e Bashkuara dhe satelitët e tyre”, duke përfshirë “sanksionet jolegjitime” dhe “vendimet që cenojnë të drejtat e qytetarëve rusë dhe subjekteve ligjore”.

Aty nuk janë dhënë hollësi se për cilat shtete do të aplikohen masat, mirëpo Qeveria ruse ka miratuar në të kaluarën një listë të shteteve dhe territoreve që konsideron se kanë kryer “veprime armiqësore kundër Rusisë, kompanive të saj dhe qytetarëve”.

Në listë përfshihen: Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja, shtetet e Bashkimit Evropian, Mbretëria e Bashkuar, Ukraina, Zvicra, Norvegjia, Japonia, Koreja Jugore, Australia, Zelanda e Re, Singapori dhe vende tjera.

EN raportoi që Rusia po përgatitet për të ndaluar hyrjen në territorin e saj të shtetasve nga ‘vende jomiqësore’. Në këtë listë ku bën pjesë dhe Shqipëria, janë të gjitha vendet e BE-së, SHBA-ja dhe Mbretëria e Bashkuar. Gjatë një fjalimi televiziv ministri i Jashtëm, Sergei Lavrov tha po hartohet një dekret presidencial për këtë qëllim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button