RMV, nga mesnata rriten çmimet e derivateve të naftës

Komisioni Rregullator për Energji në Republikën e Maqedonisë së Veriut (KRrE) sot mori vendim për rritjen e çmimit të benzinës dhe dizelit për 1,5 denarë për litër, transmeton Portalb.mk.

Vaji ekstra i lehtë për amvisëri do shtrenjtohet për 3 denarë për litër, kurse mazuti për 1,14 denarë për kilogram.

Çmimet e reja do të hyjnë në fuqi në mesnatë.

Çmimet nga nesër do jenë si vijon:

  • EUROSUPER BS-95 – 83,5 denarë/litër,
  • EUROSUPER BS-98 – 85,5 denarë/litër,
  • EURODIESEL (D-EV) -87,5 denarë/litër.
  • Vajit ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1)- 84 denarë/litër,
  • Mazuti – 57,347 denarë/kg.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button