Oscar 2022: një natë historike për gratë – e lënë në hije nga dhuna mes meshkujve (VIDEO)

Ishte një natë historike për gratë në film. Jane Campion, regjisorja e nderuar australiane e lindur në Zelandën e Re, u bë regjisorja e tretë femër dhe e dyta me radhë që fitoi çmimin për regjisoren më të mirë në historinë 94-vjeçare të Çmimeve të Akademisë, shkruan The Guardian, tranmeton Portalb.mk.

Regjisorja Sian Heder fitoi në kategorinë e filmit më të mirë dhe skenarit më të mirë të përshtatur, për filmin “Coda” i cili është filmi i saj i dytë me metrazhë të gjatë dhe fitorja e parë për Apple. Më herët gjatë natës, Ariana DeBose u bë gruaja e parë queer me ngjyrë që fitoi aktoren më të mirë dytësore. Billie Eilish fitoi për këngën më të mirë origjinale dhe stilistja Jenny Beavan mori Oscarin e tretë për punën e saj në filmin “Cruella”.

Por, në fund kjo natë me arritje të rëndësishme u la në hije nga një akt dhune mes dy burrave.

Humori në teatrin Dolby të Hollivudit u shua dhe u trondit pasi aktori Will Smith goditi në skenë komedianin Chris Rock, pasi Rock e krahasoi gruan e Smithit, Jada Pinkett Smith, e cila është tullace dhe ka sëmundjen alopecia, me GI Jane.

Nga ana tjetër, Campion kishte bërë tashmë historinë e Oscars duke u bërë regjisorja e parë femër që ishte nominuar dy herë në këtë kategori, pasi ishte nominuar më parë në 1994 për The Piano. Ajo nuk fitoi në vitin 1994, por, ishte regjisorja e parë femër që fitoi në Palmën e Artë në Kanë skenarin më të mirë origjinal.

The Power of the Dog ishte kryesues i çmimeve Oscar 2022, i cili ishte nominuar në 12 kategori.  Megjithatë, ky film fitoi vetëm një çmim. Campion tani i bashkohet Kathryn Bigelow dhe fitueses së vitit të kaluar Chloé Zhao si fitueset e vetme femra të kategorisë së regjisoreve më të mira.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button