Përmbledhja e ditës së 32 të luftës në Ukrainë

Sot lufta në Ukrainë hyri në muajin e dytë, konkretisht sot ishte dita e 32 e luftës që nga fillimi i agresionit rus në Ukrainë me 24 shkurt. Më poshtë ju përcjellim përmbledhjen e ngjarjeve kryesore të ditës së sotme, transmeton Portalb.mk.

  • Rusia dhe Ukraina ranë dakord që nesër të rifillojnë bisedimet për t’i dhënë fund luftës. Bisedimet do të zhvillohen në Turqi, ndërsa presidenti i Ukrainës. Volodymyr Zelensky tha se Ukraina është e përgatitur të diskutojë me Rusinë për miratimin e statusit neutral.
  • Kombet e Bashkuara njoftuan sot se që nga fillimi i agresionit rus në Ukrainë janë vrarë 1,119 civilë dhe 1,790 janë plagosur.
  • Shefi i inteligjencës ushtarake të Ukrainës paralajmëroi se Rusia po përpiqet për ndarjen në dysh të Ukrainës, apo siç e quajti “skenari korean”.
  • Gjatë ditës së sotme qyteti Çernhiv në Ukrainë mbeti pa ujë, ngrohje dhe rrymë si pasojë e luftës.
  • Presidenti i Ukrainës kërkoi nga NATO-ja vetëm 1 për qind të avionëve dhe tankeve që kjo organizatë ka.
  • Gjatë 24 orëve të fundit u evakuuan mbi pesë mijë civilë
  • Kreu i rajonit separatist Luhansk të Ukrainës tha sot se mund të mbajnë një referendum për t’u bërë pjesë e Rusisë.
  • Sekretari i Shtetit, Antony Blinken sot tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë asnjë strategji për ndryshimin e regjimit për Rusinë.
  • Qyteti perendimor ukrainas i Lvivit sot u godit me raketa me precizion të lartë.
  • Konsulenca bujqësore (APK Inform) tha se tregtarët kanë eksportuar furnizimet e para të misrit ukrainas në Evropë me tren pasi portet detare të vendit mbeten të bllokuara për shkak të pushtimit rus.
  • Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky paralajmëroi me zemërim Moskën se po mbjell një urrejtje të thellë për Rusinë në mesin e popullit të tij.
  • Rusia dhe Ukraina ranë dakord për dy korridore humanitare për evakuimin e civilëve në zonat e luftës.
  • Këshilltari i Ministrisë së Brendshme të Ukrainës, Vadym Denysenko njoftoi se Rusia sot filloi të shkatërrojë depot e karburantit dhe ushqimit në Ukrainë.

Përndryshe, Rusia filloi pushtimin e Ukrainës mëngjesin e 24 shkurtit, presidenti i Rusisë- Vlladimir Putin këtë e quan “operacion ushtarak”. Nga ana tjetër, presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky, shpalli gjendje lufte në vend. Perëndimi (SHBA-ja, BE-ja dhe NATO-ja) dënuan këtë sulm duke sanksionuar Rusinë në forma të ndryshme. Putin dëshiron të parandalojë që Ukraina mos të anëtarësohet në NATO, pasi kjo përbën kërcënim ekzistencial për të.

Informacione më të detajuara për ngjarjet e lartpërmendura gjeni në lajmin kryesor të ditës së sotme nga Portalb.mk të cilin e gjeni duke klikuar KËTU.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button