U rrokullis vetura në qendër të Tetovës

Një aksident automobilistik ndodhi pasditen e sotme në qendër të Tetovës ku një veturë u rrokullis, transmeton 360 Shkallë.

Dëshmitarët treguan se është dëgjuar një përplasje e fortë, pas së cilës automjeti është rrokullisur. Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje, ku ka mbërritur edhe një ambulancë.

Policia e Tetovës tha  se aksidenti ka ndodhur pasi shoferi ka humbur kontrollin.

“Sot rreth orës 14:45 në SPB Tetovë është raportuar se në rrugën e “Ilindenit” afër Qendrës Tregtare Tetovë automjeti “Opell Korsa” me targa regjistrimi të Tetovës, i drejtuar nga 22-vjeçari tetovar S.R. ka humbur kontrollin ku doli nga korsia dhe u rrokullis”, thanë nga SPB Tetovë.

Policia thotë se shoferi ka qenë i vetëm në veturë dhe ka pësuar lëndime trupore. Ai aktualisht ndodhet në spitalin e Tetovës ku po merr ndihmën mjekësore, pas së cilës do të bëhet e ditur serioziteti i lëndimeve. Mirëpo, sipas informacioneve fillestare, bëhet fjalë për lëndime të rënda.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button