fbpx

Filloi Kongresi i Dytë i Aleancës për Shqiptarët

Filloi Kongresi i Dytë i partisë Politike Aleanca për Shqiptarët (ASh), gjatë këtij kongresi pritet të zgjidhet kryetari/ja i kësaj partie. Deri tani sipas informacioneve nga partia, vetëm kryetari aktual Ziadin Sela është  i propozuar për t’u rizgjedhur në krye të partisë, transmeton Portalb.mk.

Në kongres të pranishëm janë edhe pjesëtarë të BDI-së, Lëvizjes Besa, VMRO-DPMNE-së Alternativës, Partisë Demokratike Turke dhe nga Kosova përfaqësues nga Lëvizja Vetëvendosje.

Në kongres do të zgjidhen udhëheqësit e organeve partiake si dhe kryetari/ja e partisë.

Sa i përket organizimit të Kongresit, nga ASh-ja paraprakisht njoftuan se në pjesën dërmuese të degëve janë mbajtur pjesa më e madhe e kuvendeve të nëndegëve.

Përndryshe pas mosmarrëveshjes me kryesinë e Partisë Demokratike Shqiptare për nevojat për reforma brenda partisë, Ziadin Sela me mbështetje brenda partisë, inicioi nga qyteti i tij i Strugës Lëvizjen për Reforma në Partinë Demokratike Shqiptare në mars 2015.

Më vonë në vitin 2015 Lëvizja për Reforma në Partinë Demokratike Shqiptare u regjistrua si parti politike me të njëjtin emër, e drejtuar nga Ziadin Sela.

Gjatë vitit 2016, Lëvizja për Reforma në Partinë Demokratike Shqiptare miratoi si emërtim zyrtar Aleancën për Shqiptarët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button