Sulm me raketa në qytetin perëndimor të Lvivit

Kryebashkiaku i Lvivit tha të shtunën vonë se një tjetër raketë kishte goditur qytetin në Ukrainën perëndimore të shtunën, pak kohë pasi ai ishte goditur me dy raketa, hera e parë që nga fillimi luftës me Rusinë që raketat godasin brenda kufijve të qytetit.

Lvivi, që ndodhet rreth 60 kilometra nga kufiri polak, deri më tani i ka shpëtuar bombardimeve dhe luftimeve që kanë shkatërruar disa qytete ukrainase më afër Rusisë që kur Moska filloi sulmin e saj më 24 shkurt.

Por të shtunën, guvernatori rajonit të Lvivit, Maksym Kozytskyy tha se dy raketa kishin goditur periferinë lindore të qytetit në mesditë dhe urdhëroi banorët të strehoheshin, transmeton Zëri i Amerikës.

Më vonë, kryebashkiaku Andriy Sadoviy tha se kishte ndodhur një sulm tjetër. “Një tjetër sulm me raketë në Lviv”, tha ai në një postim në internet.

Ai nuk dha hollësi mbi vendin e saktë të sulmit, por tha se sulmi ka dëmtuar infrastrukturën, por jo ndërtesat e banimit.

Dy sulmet para goditën një objekt industrial me rezerva karburanti, por jo zonat e banuara, tha më herët zoti Sadoviy.

Guvernatori Kozytskyy tha se pesë persona ishin plagosur në sulmin e parë.

Para fillimit të luftës qytetit i Lvivit kishte një popullsi prej rreth 717,000 banorësh, por për mijëra familje që kanë ikur nga rajonet me luftime më të ashpëra në Ukrainën lindore, jugore dhe qendrore, ai është bërë ose një vend strehimi brenda vendit ose një qendër tranziti për njerëzit që po largohen jashtë vendit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button