Janë arrestuar 5 persona në Shkup, i kanë shfrytëzuar fëmijët për të lypur

Sektori për Çështje Kriminalistike në Njësinë për Punë të Brendshme në SPB Shkup, në bashkëveprim me Institucionin Publik Qendrën Ndërkomunale për Çështje Sociale – Shkup, gjatë javës së kaluar ka ndërmarrë masa dhe aktivitete për parandalimin e “lypjes”, njofton Portalb.mk.

“Janë privuar nga liria Xh.Sh. (20), S.R. (20), E.M. (32) dhe F.S. (20) të gjithë nga Shkupi dhe M.A.nga Ohri. Xh.Sh., S.R., E.M. dhe M.A. janë kapur bashkë me fëmijët e tyre të mitur gjatë lypjes në udhëkryqe dhe bulevarde të Shkupit, me to është kryer edhe bisedë zyrtare dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tyre do të dorëzohen padi penale, për shkak të ekzistimit të dyshimit për kryerjen e veprës penale sipas nenit 201 të Kodit Penal. F.S. është kapur duke lypur në udhëkryqin nga bulevardet “Sllovenia” dhe “Jadanska Magistralla”, ajo është arrestuar dhe kundër saj do të dorëzohet padi”, informojnë nga MPB.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button