Biden: Lufta në Ukrainë nuk mbaron shpejt

Në përmbyllje të vizitës së tij dyditore në Poloni, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, tha se Ukraina nuk duhet të frikësohet pasi që nuk do të jetë e vetme në luftën e saj.

Biden tha se presidenti rus, Vladimir Putin, ka përdorur gënjeshtra si justifikime për të pushtuar Ukrainën. Duke ushtruar agresion mbi Ukrainën, Biden tha se Rusia, ka mbytur demokracinë, transmeton REL.

“Në këtë betejë ne duhet t’i kemi sytë hapur. Kjo betejë nuk do të fitohet as për disa ditë e as për disa muaj. Ne duhet të forcojmë veten për luftën e gjatë përpara nesh”, tha Biden në fjalimin e tij.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button