Pas mesnatës fillon llogaritja verore e orës

Prej të dielën do të fillojë llogaritja verore e kohës, njofton Portalb.mk.

Natën mes të shtunës dhe të dielës, akrepat e orës do të lëvizin për një orë përpara, që do të thotë se ora 2, do të jetë ora 3.

Llogaritja verore e kohës fillon fundjavën e fundit të marsit dhe zgjat deri në fundjavën e fundit të tetorit, kur fillon llogaritja e kohës dimërore.

Këtë vit, llogaritja verore e kohës do të zgjasë deri më 30 tetor në orën 3 të mëngjesit.

Paralamenti evropian tre vjet më parë, mbështeti propozimin për heqjen e ndërrimit të detyrueshëm të orës në vendet e Bashkimit Evropian. Kjo do të hyjë në fuqi këtë vit, kur secili anëtar do të mund të zgjedhë nëse do të qëndrojë gjatë me llogaritjen dimërore të kohës apo verore.  Kjo do të thotë që për disa vende që planifikojnë të qëndrojnë në llogaritjen e kohës verore, ky do të jetë zhvendosja e fundit e akrepave të orës.

Ajo që është e mirë në llogaritjen e kohës verore është se dita zgjat më shumë. Tashmë mund të vërehet se errësohet rreth orës 18:00, që do të thotë se para fundit të muajit, mbrëmja do të vijë diku pas orës 19:00, ndërsa në muajt e verës, diell do të kemi edhe pas orës 20:00.

Kalimi nga koha verore në atë dimrore për herë të parë është shënuar në vitin 1916 në vendet e veriut të Evropës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button