Maqedonia e Veriut pjesë e platformës për blerje të gazit nga SHBA

Maqedonia e Veriut, ashtu sikur edhe vendet tjera të Ballkanit Perëndimor, do të kyçet në Platformën për Blerje të Përbashkët të Gazit të Lëngshëm (LNG) dhe hidrogjenit sipas marrëveshjes së Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, njofton Portalb.mk.

“Ky është rezultat i politikës së solidaritetit në këto kohëra të sfidave kur strategjia e përbashkët jep rezultate”, thuhet mes tjerash në konkluzat e Këshillit të Evropës.

Falë kësaj strategjie për menaxhim me pasojat nga lufta në Ukrainë dhe kriza energjetike, Maqedonia e Veriut bëhet pjesë e kësaj platformë të BE-së për blerje të përbashkët të gazit të lëngshëm natyror nga SHBA që do të lirohet pjesërisht nga varësia e gazit rus.

Këshilli i Evropës në Bruksel këto konkluza i miratoi dje pas mbledhjes së liderëve të BE-së me presidentin e SHBA-së, Xho Bajden, ku edhe njëherë agresioni rus ndaj Ukrainës është vlerësuar si shkelje e ashpër e të drejtës ndërkombëtare e cila ka shkaktuar numër të madh të viktimave civil dhe krizë humanitare masive me emigrantë.

Gjithashtu janë miratuar edhe disa konkluza për menaxhim me pasojat ekonomike, me theks të veçant për energjetikën.

Ndryshe, dje Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë arritur një marrëveshje të madhe për gazin e lëngshëm natyror, si përpjekje për të zvogëluar varësinë e Evropës ndaj energjisë ruse. Kjo marrëveshje është thënë se parasheh që 15 miliardë metra kub shtesë të gazit të lëngshëm natyror do të dërgohen nga SHBA-ja në BE, deri në fund të vitit. Blloku evropian ka thënë tashmë se do të ndalë përdorimin e gazit rus, si përgjigje ndaj pushtimit rus në Ukrainë. Kjo gjë nënkupton rritje të importeve dhe gjenerim më të madh të energjisë së ripërshtrishme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button