Futbollistët Aleksandar Trajkovski dhe Enis Bardhi do të marrin pasaporta diplomatike nga MPJ

Futbollistët e Kombëtares së Maqedonisë së Veriut, Aleksandar Trajkovski dhe Enis Bardhi, por edhe trajneri Bllagoja Milevski do të marrin pasaporta diplomatike nga ana e Ministrisë së Punëve të Jashtme, njofton Portalb.mk.

Në takim joformal, ministri Bujar Osmani informoi se kjo është vendosur pas golit historik dhe fitores ndaj Italisë.

“Jo vetëm me fitoret ndaj superfuqive të futbollit si Italia dhe Gjermania, por edhe me kontributin tuaj të përgjithshëm në suksesin e ekipit nacional, ju tashmë jeni diplomatët dhe ambasadori ynë sportiv, andaj duhet të keni edhe simbolin e diplomacisë – pasaportën diplomatike për udhëtimet tuaja të shpeshta”, tha Osmani gjatë takimit.

Kombëtarja jonë nesër udhëton drejt Portugalisë, ku më 29 mars do të përballet me nikoqirin për një kualifikim të mundshëm në Botërorin në Katar.

24 mars Maqedonia e Veriut korri fitore ndaj Italisë, me [ka Italia u eliminua nga Botërori.

Italia nuk merr pjesë në një botëror për herë të dytë radhazi. Goli i fitores për Maqedoninë e Veriut u shënua në minutën e 92 nga Aleksandar Trajkoski.

Kjo ndeshje ishte e vlefshme për play-off e kampionatit botëror Katar-2022.

Ky është një dështim shumë i madh për Italinë që vetëm pak muaj më parë u shpall kampione e Evropës në Angli.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button