Macron do të bisedojë me Putinin për situatën në Mariupol

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha se do të zhvillojë bisedime të reja me homologun e tij rus, Vladimir Putin, gjatë 48-72 orëve të ardhshme, lidhur me situatën në Ukrainë dhe një nismë për të ndihmuar banorët e qytetit të rrethuar të Mariupolit, transmeton REL.

Macron tha se po koordinonte përpjekjet me Greqinë dhe Turqinë dhe tha se shpreson që ta bindë Rusinë që të lejojë evakuimin nga ky qytet-port, që gjendet në juglindje të Ukrainës.

Mariupoli është goditur më së rëndi nga bombardimet ruse. Dhjetëra-mijëra persona besohet se janë të bllokuar në qytet dhe kanë pak qasje në ushqim, rrymë apo ngrohje, ndërkaq, pjesa më e madhe e qytetit është shndërruar në gërmadha nga bombardimet ruse.

Lidhur me situatën në Mariupol, Macron tha se ka biseduar me kryetarin e këtij qyteti.

“Ne po koordinohemi dhe ne do të negociojmë me rusët”, u tha Macron gazetarëve në Bruksel, pas një samitit të Bashkimit Evropian.

Ai tha se shpreson që ndihma të arrijë te banorët e Mariupolit në ditët e ardhshme.

“Do të zhvillojë një bisedë me presidentin Putin në 48-72 orët e ardhshme për të finalizuar detajet dhe modalitetet. Kjo çështje është urgjente”, tha Macron.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button