U dogj një autobus i NTP-së në stacionin në Nerez, nuk ka udhëtarë të lënduar

Sot, disa minuta përpara mesditës, në një autobus dykatësh “Jugtong” i linjës 57-të ka shpërthyer zjarr, por për fat të mirë nuk ka pasur udhëtarë të lënduar. Nga zjarri është shkaktuar vetëm dëm material, njofton Portalb.mk.

Në momentin e shpërthimit të zjarrit, autobusi ka qenë në stacionin e fundit të linjës, në Nerez dhe në të nuk ka pasur udhëtarë.

“Kontrolli i brendshëm i NTP Shkup menjëherë ka dalë në terren, sipas deklaratës së vozitësit dhe dëshmitarëve okularë, zjarri ka shpërthyer në pjesën ku ndodhet motori”, thuhet në kumtesën e NTP-së.

Sipas tyre, falë reagimit të shoferit, është shmangur dëm më i madh.

“Vozitësi ka përdorur dy aparate kundër zjarrit, a në ndërkohë ka intervenuar edhe një automjet zjarrfikës. Rasti është paraqitur në MPB dhe vijon konstatimi i arsyeve për ngjarjen”, thuhet në kumtesë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button