Gjermania deri në vjeshtë do të shkurtojë plotësisht varësinë nga produktet e hidrokarbureve ruse

Gjermania u zotua të ulë gradualisht varësinë e saj nga produktet e hidrokarbureve ruse deri në vjeshtë, sipas raporteve të mediave ndërkombëtare që citojnë Ministrinë gjermane të Ekonomisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Vendi planifikon të përgjysmojë importet e tij të qymyrit deri në fund të vjeshtës pasi të shkurtojë importet e naftës nga qershori.

“Në javët e fundit, së bashku me të gjithë aktorët përkatës, kemi bërë përpjekje intensive për të importuar më pak energji fosile nga Rusia dhe për të zgjeruar bazën tonë të furnizimit’, citohet të ketë thënë ministri gjerman i Ekonomisë, Robert Habeck.

Ai e përshkroi këtë hap si “piketa e parë e rëndësishme për të çliruar Gjermaninë nga kontrolli i importeve ruse”.

– Gjermania është e papërgatitur për të vendosur embargo energjetike ndaj Rusisë

Deklaratat e ministrit Habeck erdhën pasi ai të enjten tha se Gjermania nuk është e përgatitur për të vendosur embargo energjetike ndaj Rusisë.

Rusia furnizon 55 për qind të gazit natyror, 35 për qind të naftës së saj bruto dhe 45 për qind të qymyrit të saj të Gjermanisë.

Ndërkohë, Gjermania është në bisedime me kompanitë kryesore të LNG, Norvegjinë dhe Katarin, për të reduktuar varësinë nga gazi rus.

Me mungesën e terminaleve të LNG-së, të cilat po e pengojnë atë të importojë drejtpërdrejt LNG nga Katari, Gjermania planifikon të ndërtojë terminale LNG në qytetet bregdetare veriore të Brunsbuttel dhe Wilhelmshaven në dy vitet e ardhshme.

Megjithëse, BE-ja planifikon të vendosë sanksione të reja ndaj Rusisë, të cilat mund të synojnë drejtpërdrejt sektorin rus të naftës, disa vende të BE-së, përfshirë Gjermaninë, hezitojnë të zbatojnë sanksione në sektorin e naftës dhe gazit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button