Pritjes për “Bllagoja Toskën” po i vjen fundi sipas komunës, nuk tregojnë kur konkretisht do fillojnë punët (FOTO)

Ende nuk kanë filluar punimet për vazhdimin e bulevardit “Bllagoja Toska” pavarësisht se kryetari i komunës, Bilall Kasami me 9 mars premtoi se brenda një jave apo dhjetë ditësh çështja e eksproprijimit të pronave që pengojnë vazhdimin e rrugës do të zgjidhet. Kanë kaluar shtatëmbëdhjetë ditë që nga ky premtim, ndërsa nga komuna nuk përgjigjen kur konkretisht do fillojë ky proces, shkruan Portalb.mk.

Që të përfundojë ky projekt, duhet të rrënohen tre shtëpitë e fundit të cilat edhe pengojnë vazhdimin e punëve.

“Premtoj që brenda jo më shumë se dhjetë ditë do të përcaktohet, do definohet çështja eksproprijimit të këtyre tre pronave problematike dhe projekti do vazhdojë në bazë të dinamikës së paraparë”, premtoi Kasami me 9 mars në Klan Debat. (minuta 1:05:00).

Të pyetur nga Portalb.mk për këtë premtim, ata thonë se janë në proces por pa specifikuar se kur.

“Jemi ne proces per pronat, vazhdimi i te njëjtit do niset shpejt kemi kontrate me firemen kontraktuese me mjetet e TAV. Informacione më të detajshme do të ketë në konferencën për shtyp që do të realizohet nga ana e komunës lidhur me këtë proces”, thanë nga Komuna e Tetovës.

Nga ana tjetër, kryesuesi i Këshillit të Komunës, Besar Durmishi njoftoi me 14 mars se realizoi takim me përfaqësuesit e TAV-it pikërisht për këtë bulevard.

“Lajm tejet i mirë është se shpronësimi është në përfundim e sipër, dhe së shpejti do fillohet me punimet për përfundimin e kësaj rruge. Jemi të angazhuar për të krijuar infrastrukturë moderne dhe cilësore për qytetarët tanë”, shkroi Durmishi me 14 mars.

Kontaktuam edhe Durmishin për të njëjtën çështje, por përgjigje nuk morëm.

Kështu duket sot ky bulevard:

This slideshow requires JavaScript.

Punët për vazhdimin e këtij Bulevardi prej rreth 460 metra, nga pjesa ndër spitalin deri te Shkolla Tekstile, filluan me 27 gusht të vitit të kaluar dhe duhej të përfundonin në afat prej 90 ditëve, por aty është punuar vetëm disa metra, vetëm deri te ura. Investitor në këtë projekt është Qeveria e RMV-së, ndërsa financohet nga TAV. Punimet në këtë Bulevard i realizon Kompania NB, kurse Komuna e Tetovës është organ mbikëqyrës.

Në programin e tij për menaxhimin me Tetovën, kryetari Bilall Kasami te pjesa e urbanizmit, gjegjësisht si zgjidhe për probleme e adreson edhe vazhdimin e Bulevardit “Bllagoja Toska”.

“Lëvizja Besa do të angazhohet për ndërtimin dhe meremetimin e infrastrukturës së dobët. Prioritet: hapja e tre bulevardeve si “arterie” kryesore të qytetit: Bulevardi “Qendër-Ilinden”, vazhdimin e bulevardit “Bllagoja Toska” dhe bulevardit “Vidoe S. Bato”, thuhet në Programin Zgjedhor 2021-2025 për Tetovën të Kasamit.

Ky bulevard u promovua disa herë gjatë mandatit 8 vjeçar të Tetua Arifit si e para e Tetovës, madje për herën e fundit shumica a integristëve u mblodhën për të promovuar të njëjtin, i cili ende sot është në gjendje të mjerueshme. Arifi deklaroi se deri te shkolla Tekstile e kanë mbyllur procesin e eksproprimit, ku në aspektin formalo-juridik nuk kishte probleme, por sot kryetari i ri deklaron të kundërtën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button