Maqedonia fitoi 1:0, eliminoi Italinë nga botërori

Italia mbrëmë u eliminua nga kampionati botëror. Skuadra italiane u mund në shtëpi nga Maqedonia e Veriut, e cila fitoi me rezultat 1:0, duke vazhduar përpara në kampionatin botëror, transmeton Portalb.mk.

Italia nuk merr pjesë në një botëror për herë të dytë radhazi. Goli i fitores për Maqedoninë e Veriut u shënua në minutën e 92 nga Aleksandar Trajkoski.

Kjo ndeshje ishte e vlefshme për play-off e kampionatit botëror Katar-2022.

Ky është një dështim shumë i madh për Italinë që vetëm pak muaj më parë u shpall kampione e Evropës në Angli.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button