Ukraina dëbon diplomatë bjellorusë
Ministria e Jashtme e Ukrainës ka kërkuar nga Bjellorusia që të shkurtojë në pesë numrin e diplomatëve në ambasadën e saj në Kiev, transmeton REL.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Oleh Nikolenko, i tha Radios Evropa e Lirë, se ky vendim ishte përgjigje ndaj një vendimi të ngjashëm të ndërmarrë nga Minsku një ditë më parë.
Qeveria bjelloruse tha më 23 mars se do të mbyllë Konsullatën e Përgjithshme ukrainase që gjendet në Brest, dhe urdhëroi një numër të paspecifikuar të diplomatëve ukrainas të largohen nga ambasada në Minsk, teksa Bjellorusia vazhdon t’i ndihmojë forcat e armatosura ukrainase në sulmet e tyre kundër Ukrainës.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme bjelloruse, Anatol Hlaz, tha se ambasadori ukrainas dhe katër punëtorë të ambasadës do të lejohen të qëndrojnë në Bjellorusi, ndërsa pjesa e tjetër e stafit do të detyrohet të largohet nga vendi.
Ai tha se ky vendim është marrë për shkak të “veprimeve të shumta jomiqësore të Ukrainës” të kryera ndër vite “me qëllim që të prishen raportet ndërshtetërore” me Bjellorusinë.
Një ditë para këtij vendimi, Shërbimi i sigurisë i Bjellorusisë tha se të paktën dhjetë punëtorë të Ambasadës ukrainase – pothuajse gjysma e stafit të këtij misioni – ishin “anëtarë të drejtorisë së inteligjencës së Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës” dhe pretendoi se ata ishin të përfshirë në “rekrutimin e agjentëve dhe mbledhjen e informacioneve të klasifikuara”.
Më 19 mars, Bjellorusia thirri që të ktheheshin të gjithë anëtarët e stafit të Ambasadës në Kiev, që nxiti spekulime se Bjellorusia po përgatitej që të dërgonte trupa në Ukrainë për të ndihmuar forcat e armatosura ruse.
Bjellorusia e ka ndihmuar pushtimin e presidentit rus, Vladimir Putin, duke lejuar që trupat ruse të shfrytëzojnë territorin bjellorus për të nisur sulme ndaj Ukrainës.
- Dita 1, lexo KËTU
- Dita 2, lexo KËTU
- Dita 3, lexo KËTU
- Dita 4, lexo KËTU
- Dita 5, lexo KËTU
- Dita 6, lexo KËTU
- Dita 7, lexo KËTU
- Dita 8, lexo KËTU
- Dita 9, lexo KËTU
- Dita 10, lexo KËTU
- Dita 11, lexo KËTU
- Dita 12, lexo KËTU
- Dita 13, lexo KËTU
- Dita 14, lexo KËTU
- Dita 15, lexo KËTU
- Dita 16, lexo KËTU
- Dita 17, lexo KËTU
- Dita 18, lexo KËTU
- Dita 19, lexo KËTU
- Dita 20, lexo KËTU
- Dita 21, lexo KËTU
- Dita 22, lexo KËTU
- Dita 23, lexo KËTU
- Dita 24, lexo KËTU
- Dita 25, lexo KËTU
- Dita 26, lexo KËTU
- Dita 27, lexo KËTU
- Dita 28, lexo KËTU