Vaksinat kundër Kovid-19 nuk shkaktojnë HIV dhe nuk ka dëshmi se virologu Montagnier e ka thënë këtë

Në disa faqe në “Fejsbuk” shpërndahet një dezinformatë që sikur virologu i ndjerë francez Luc Montagnier kishte sugjëruar që njerëzit që kishin marrë dozën e tretë të vaksinës kundër Kovid-19 duhet të kryejnë testin e HIV. Nuk ka asnjë dëshmi që virologu Montagnier e ka thënë këtë, ndërkaq doza e tretë e vaksinës nuk mund të shkaktojë HIV, shkruan Portalb.mk.

Duhet theksuar faktin që virologu i njohur francez, Luc Montagnier që pretendohet se ka deklaruar për mundësinë që vaksina përforcuese, gjegjësisht, doza e tretë e vaksinave kundër Kovid-19 ka humbur jetën më 8 shkurt të këtij viti.

“Të dashur miq, të gjithë ju qe kini marr dozen e tret të vaksinës dhe kini më shumë se 6 muaj ju këshilloj të bëni analizat AIDS. Në memen që qarkullon në rrjetet sociale dhe në bisedat në Telegram, shihet fytyra e Montagnier dhe teksti: Ata që kanë marrë dozën e tretë duhet të shkojnë në laborator dhe të bëjnë një test për AIDS. Rezultati mund t’ju habisë” shkruan në postimin që e recensojmë.

Edhe pse në shkrimin që e recensojmë kjo deklaratë i atribuohet virologut Montagnier, nuk ka asnjë dëshmi se ky i fundit e ka deklaruar këtë, madje as gazetarët e Reuters nuk kanë arrit që të gjejnë se ku e ka deklaruar këtë Montagnier, për këtë, nga Reuters kjo është cilësuar si dezinformatë.

Sipas ekspertëve, nuk ka asnjë mundësi që vaksinat e përdorura kundër Kovid-19 të shkaktojnë HIV, AIDS (sindromën e mungesës së imunitetit të fituar, emri i dhënë sëmundjes që rezulton nga HIV).

“Nuk ka asnjë mekanizëm të besueshëm në të cilin vaksinat kundër Kovid-19 (ose në të vërtetë, ndonjë vaksinë) mund të shkaktojë HIV ose AIDS,” kishte deklaruar mjeku Bnar Talabani MBE, mjek dhe studiues me bazë në Cardiff, dhe udhëzues për iniciativën Team Halo që merret me shqetësimet për vaksinar kundër Kovid-19. (teamhalo.org/).

Mjeku Talabani kishte shtuar se “Nuk ka asnjë provë për të mbështetur këtë pretendim dhe është një shembull shumë i mirë se si dezinformimi është ndërtuar për ti frikësuar njerëzit dhe për të larguar ata nga marrja e vaksinave që janë provuar të sigurta në pothuajse 10 miliardë doza të dhëna në mbarë botën, deri më sot”.

“Vaksinat në përgjithësi, përfshirë vaksinat Kovid-19 nuk mund të shkaktojnë AIDS/HIV ose të na bëjnë më të ndjeshëm ndaj kontraktimit të këtij apo ndonjë virusi tjetër.” Shtoi Talabani për Reuters.

Asnjë vaksinë kundër Kovid-19 e aprovuar për administrim nuk ka të bëje HIV-it, kishte deklaruar Amesh Adalja, studiues i lartë në Qendrën Johns Hopkins për Sigurinë Shëndetësore.

Ai për “Reuters” kishte shtuar se “Asnjë nga vaksinat ekzistuese të disponueshme komerciale nuk prodhon ndër-reaktivitet me testet e HIV-it, kështu që nuk ka bazë për të menduar se vaksinimi kundër virusit korona ose vaksinimi përforcues (doza e tretë) shkakton teste të rreme pozitive të HIV”. Adalja shtoi se asnjë vaksinë e disponueshme në treg për Kovid-19, si dhe doza përforcuese nuk përmban asnjë përbërës të HIV.

Edhe pse virologu Montagnier (të cilit i atribuouhet deklarata që e recensojmë) para vdekjes së tij kishte shpërndarë teori të pambështetura shkencëtarisht rreth pandemisë me Kovid-19. Nuk mund të gjendet asnjë intervistë apo shkrim i tij ku ai kishte këshilluar njerëzit që kishin marrë dozën e tretë të vaksinës të bëjnë testin e HIV.

Megjithatë, në një intervistë televizive të transmetuar më 17 prill të vitit 2020, ai kishte pretenduar se SARS-CoV-2, virusi që shkakton Kovid-19, përmbante sekuenca të HIV-it, por kjo teori u hodh poshtë menjëherë nga komuniteti shkencor.

Ndryshe, Montegnier gjithashtu më vonë kishte pretenduar se vaksinat kundër Kovid-19 po shkaktojnë variante të reja të virusit, por ekspertët shëndetësor të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSh) kishin deklaruar se nuk ka prova të mjaftueshme për të mbështetur pretendimin e Montegnier.

Disklejmer, baner, vertetematesi, NED

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button