RMV, nga mesnata rriten çmimet e derivateve të naftës

Çmimet me pakicë të benzinave EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98, të EURODIZEL (D-E V) dhe të Vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) rriten për tre denarë, vendosi sonte Komisioni Rregullator për Energjetikë dhe Shërbime të Ujërave i Republikës së Maqedonisë së Veriut, njofton Portalb.

“Komisioni Rregullator për Energjetikë solli vendim me të cilin bëhet rritje e çmimeve me pakicë i derivateve të naftës në mesatare për 3,6 për qind lidhur me vendimin nga 23.03.2022”, njoftuan sonte nga Komisioni.

Në pajtueshmëri të vendimit, çmimi me pakicë i Mazutit M-1 HC rritet për 1,571 den/kg dhe tani do të kushtojë 55,163 den/kg.

Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror në krahasim me përllogaritjen paraprake shënojnë rritje në mesatare: tek benzinat për 2,944 për qind, tek dizeli për 5,650 për qind, tek vaji ekstra i lehtë për 5,694 për qind dhe tek mazuti për 3,588 për qind.

Nga KRRE thonë se kursi i denarit në krahasim me dollarin në periudhën e kaluar sipas të cilit janë formuar çmimet me përllogaritjen paraprake është më e ulët për 0,059 për qind.

Nga atje potencojnë se këto janë çmimet maksimale të derivateve të naftës nga ora 00:01 më 25.3.2022 dhe përkujtojnë se gtregtarët me shumicë dhe tregtarët me pakicë me derivate të naftës dhe derivate për transport mund t’i formojnë çmimet e disa derivateve të naftës dhe derivateve për transport edhe më ulët nga çmimet e konfirmuara më të larta.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button