U sulmua një kameraman në Tetovë derisa po kryente detyrën, Policia e arrestoi 31 vjeçarin

Policia e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar që paradite është sulmuar një kameraman në rrugën “Ilindenska” në Tetovë, transmeton Portalb.mk.

“Policia ka arrestuar 31 vjeçarin J.M. nga Tetova, ai fizikish ka sulmuar 19 vjeçarin B.P. nga Tetova, I cili kryente detyrat e punës si kameraman”, raportojnë nga Policia, ndërkohë Alsat sqaroi që kameramani është punonjës i këtij televizioni.

Personi në fjalë fillimisht i është afruar kameramanit duke e pyetur nëse po xhironte dhe se kush e kishte dërguar dhe më pas e ka goditur me grushte në kokë derisa kanë ndërhyrë disa kalimtarë të rastit, pas çka, sulmuesi ka drejtim të panjohur. Rasti është denoncuar bashkë me video materialin në policinë e Tetovës, e cila po punon për zbardhjen e rastit dhe procedimin e mëtejmë në prokurorinë komunale

“Çka bën be, a të ka dërguar dikush. Çka bën a incizon diçka, pse?”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button