Kovaçevski: Samiti ka për qëllim të pengojë Putinin nga ajo që bën në Ukrainë

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski do të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit Veri-Atlantik në kuadër të Samitit të jashtëzakonshëm të shefave të shteteve dhe qeverive të NATO-s që mbahet sot në Bruksel, transmeton Portalb.mk.

Kryeministri Kovaçevski, i cili është në takim bashkë me ministrin e Punëve të Jashtme Bujar Osmani dhe ministren e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska, në deklaratën për mediat para fillimit të Samitit, i kumtoi pritjet nga takimi.

“Sot jemi dëshmitarë para një sfide të madhe për Evropën dhe për mbarë botën. Ishim të bindur se paqja në Evropë nuk do të ndërpritet kurrë me një agresion të tillë të Federatës Ruse ndaj Ukrainës. Kjo paraqet një shkelje të paparë të sovranitetit dhe integritetit territorial të një shteti të pavarur. Kjo shkakton një krizë refugjatësh”, tha Kovaçevski.

Ai deklaroi se të gjithë aleatët e NATO-s janë të bashkuar dhe do ta japin mbështetjen e vendit për popullin e Ukrainës. Maqedonia e Veriut si vend anëtar i NATO-s, shtoi ai, tani më e ka harmonizuar politikën e saj të jashtme me BE-në dhe i kemi sjell të gjitha vendimet  me vendet anëtare të NATO-s dhe BE-së.

“Samiti ka për qëllim ta pengojë Putinin nga ajo që Rusia po bën në Ukrainë.  se zgjidhja paqësore është e vetmja rrugë për të zgjidhur këtë çështje. Konsiderojmë se zgjidhja paqësore është mënyra e vetme për zgjidhjen e kësaj çështjeje. Për t’i ndihmuar ukrainasit, ne kemi marrë të gjitha vendimet e nevojshme në vend për të pranuar të gjithë refugjatët që do të kërkonin strehim në vendin tonë”, tha Kovaçevski.

Në takimet që i paraprijnë këtij Samiti të NATO-s, tha Kovaçevski, u diskutua për forcimin e krahut lindor dhe kjo gjithsesi do të diskutohet edhe në këtë Samit të jashtëzakonshëm.

“Maqedonia e Veriut si vend anëtar i NATO-s tashmë i ofroi ndihmë adekuate  popullit ukrainas. Tani është koha kur populli i lirë i Ukrainës ka nevojë për ndihmë nga bota demokratike”, tha Kovaçevski.

Liderët e NATO-s sot do të zhvillojnë samit të jashtëzakonshëm. I pari i saj, Stoltenberg, përpara samitit ka thënë se liderët do të diskutojnë “nevojën për riorganizim të parandalimit dhe mbrojtje në periudhë afatgjatë”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button