U zgjeruan vatrat me gripin e shpendëve në Shqipëri

Zgjerohen vatrat me gripin e shpendëve në Shqipëri. Sipas Ministrisë së Bujqësisë, përveç stabilimenteve në zonën e Durrësit dhe pelikanit të gjetur në liqenin e Prespës së Vogël virusi ka prekur edhe disa shpendë oborri në Dibër. Të trija këto zona janë futur në karantinë, raporton Klan.

Deri tani rezultojnë të ngordhur mbi 358 mijë shpendë në vend. Gripi i shpendëve duket se ka prekur në këtë periudhë edhe vende të tjera të Europës.

Ministria e Bujqësisë thotë se edhe shpendët e infektuar do të asgjësohen, ndërsa nën monitorim janë të gjitha fermat dhe tregjet e tregtimit të produkteve të shpendëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button