Rroga mesatare në Maqedoninë e Veriut afër 30 mijë denar

Në Maqedoninë e Veriut është regjistruar rritje e rrogës mesatare për 6 përqind krahasuar me janarin e kaluar, por akoma është nën 500 euro, transmeton Portalb.mk.

“Paga mesatare mujore neto për të punësuar, gjatë muajit janar 2022, është 29 980 denarë”, bëjnë me dije nga Enti Shtetëror i Statistikave, ndërsa ajo bruto 44 762 denarë.

Enti raportoi që rritja ka ardhur si rezultat i rritjes në sektorët si Akmodimi dhe shërbimi ushqimor (13.9%), Veprimtaritë të tjera shërbimi (13.8%) dhe Tregtia me shumicë dhe me pakicë; riparimi i automjeteve dhe motorçikletave (11.0%).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button