Klopp nuk vazhdon te Liverpool, ka shumë të ngjarë të marrë kombëtaren e Anglisë, paralajmëroi Bild

Bild bëri një lajm  “bombë”. Sipas prestigjozes gjermaner Jurgen Klopp nuk ka shumë shanse të qëndrojë në pankinën e Liverpoolit pas vitit 2024, kur i skadon kontrata aktuale, raporton ABC.

Synimi i tij pas kësaj është që të largohet sadopak nga ritmet e “çmendura” të punës së përditshme në një top klub.

Sipas mediave gjermane, trajneri 54-vjeçar do të preferonte të merrte frenat e një kombëtareje dhe ka më shumë gjasa që ajo të jetë nga Anglia, sesa nga vendlindja e tij, Gjermania.

lopp raportohet se është “i dashuruar” me Anglinë dhe ka marrëdhënie mahnitëse me futbollistët e tij, ndërkohë që është i intriguar edhe nga perspektiva për t’i çuar “tre luanët” drejt një titulli që u mungon aq shumë. Kujtohet se Klopp, trajner i Reds që prej tetorit 2015, kishte deklaruar së fundmi se “ plani im është të qëndroj deri në vitin 2024.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button