Putin: Rusia do ta shesë me rubla gazin natyror për vendet “jo mike”

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin tha se tashmë është e pakuptimtë që pagesat të bëhen me euro ose dollarë në furnizimet e mallrave ndaj SHBA-së dhe Bashkimit Evropian, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një takim me zyrtarët e qeverisë në Moskë, Putin lidhur me ekonominë ruse të prekur nga sanksionet tha: “Planifikojmë të kalojmë në rublën ruse në pagesat e shitjes së gazit natyror për vendet jo mike”.

Sipas tij, vendet perëndimore kanë ndërmarrë hapa jolegjitime duke ngrirë asetet ruse. “Perëndimi në fakt dëmtoi besimin në monedhën e tyre. Tashmë të gjithë e dinë se detyrimet në dollarë dhe euro mund të mos përmbushen”, tha Putin.

Duke bërë të ditur se është e pakuptimtë që Rusia të marrë pagesa në dollarë dhe euro në eksporte, Putin tha: “Tashmë është e qartë se për ne nuk ka asnjë kuptim që të merren pagesa në dollarë, euro dhe në disa monedha teksa furnizojmë me mallrat tona SHBA-në dhe BE-në”.

Ai shtoi se ndryshimi në fjalë do të krijojë ndryshim vetëm në njësinë e monedhës në pagesë. “Rusia do të vazhdojë furnizimin me gaz natyror sipas parimeve të çmimit dhe vëllimit të përcaktuar në kontratat e nënshkruara më parë. Ndryshe nga disa prej kolegëve tanë, ne vlerësojmë reputacionin tonë të biznesit si një partner dhe furnizues të besueshëm”, tha presidenti rus.

Putin thekson se ka udhëzuar qeverinë ruse dhe “Gazprom”-in për fillimin e procesit të konvertimit në rubla për pagesat në shitjet e gazit natyror.

– Rubla fitoi vlerë pas deklaratës

Qeveria ruse më 7 mars miratoi listën e vendeve “që nuk janë mike” ndaj Rusisë.

Në listën e miratuar, krahas vendeve si SHBA, vendet e BE-së, Britania e Madhe, Koreja e Jugut, Japonia, Ukraina, Zvicra dhe Singapori janë edhe 15 vende të tjera që zbatojnë sanksione ndaj Rusisë.

Pas deklaratave të Putinit, vlera dollar/ruble ra gati me 3 për qind dhe për herë të parë që nga 3 marsi shënoi rënie nën 100.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button