Tetovë, vazhdon të mbetet problem inspektorati komunal, nuk ka kuadër të mjaftueshëm (VIDEO-DOKUMENT)

Qytetarët e Tetovës vazhdimisht ankohen se inspektorati komunal është jofunksional dhe shpesh nuk merr masa për raste të caktuara. Sot në një seancë të posaçme të Këshillit Komunal, u debatua enkas për këtë problematikë, ku qytetarët dhe këshilltarët shpalosën problematikat dhe shqetësimet e tyre. Mes shumë problemesh, me theks të veçantë për ndotjen e ambientit dhe ajrit. Problem vazhdon të mbetet numri i vogël i inspektorëve, shkruan Portalb.mk.

Udhëheqësi i Inspektoratit në Komunën e Tetovës, Abdulgani Aliji tha se inspektorati ballafaqohet me shumë probleme, ku siç tha ai inspektoratin e kanë gjetur me 60% kapacitet dhe mungesë kuadri. Momentalisht inspektorati i Komunës së Tetovës ka 16 inspektorë.

“Ne kemi mungesë të inspektorëve në të gjitha sferave. Vetëm në sektorin e arsimit dhe të ambientit jetësor ne jena të mbuluar me inspektor, mirëpo në ndërtim dhe në shumë sektorë tjerë kemi shumë pak inspektorë. Mirëpo për të angazhuar një inspektor është periudhë 12 muajshe për ta pranuar dhe për të dalë në terren. Ne si inspektorat e kemi përgatitur një sistematizim të ri, e kemi dërguar edhe te kryetari. Ajo duhet të kalojë në ministrinë e informatikës dhe pastaj ne të bëjmë një konkurs për tu pranuar inspektorë të rinj. Jemi ballafaquar me shumë probleme, nuk kemi pasur procesverbale në bazë të ligjit në inspektoratin komunal, tani e kemi në bazë të ligjit, nuk kemi pasur vetura, tani kemi dy vetura”, tha Aliji.

Seancë për Inspektoratin e Komunës së Tetovës
Seancë për Inspektoratin e Komunës së Tetovës

Inspektorati i Komunës së Tetovës përbëhet nga tre njësi edhe atë:

  1. Njësia për mbykëqyrje inspektuese nga veprimtaria komunale dhe ambient jetësor
  • Inspektorët e veprimtaris komunale (3)
  • Inspektorët e ambientit jetësor(5)
  • Inspektorët rrugor(0)
  • Inspektorët e komunikacionit rrugor (2)
  1. Njësia për mbykëqyrje inspektuese nga veprimtarit publike dhe mbykëqyrje tjera në kompetencë të komunës
  • Inspektor me autorizim nga kryetari i komunës së Tetovës për përcaktimin e tatimit dhe pages të tatimeve (1) – nga muaji 12.2021
  • Inspektor për përcaktimin e tatimit dhe pages të taksave (0)
  • Inspektor të arsimit (4)
  • Inspektor për banim (0)
  • Inspektor të veprimtaris hotelerike dhe turistike (1)
  • Referent të panvarur-përmbarues tatimor (5)
Seancë për Inspektoratin e Komunës së Tetovës
Seancë për Inspektoratin e Komunës së Tetovës

Problem vazhdon të mbetet aplikoacioni E-report ku qytetarët mund të denoncojnë ndotësit dhe parregullsi të tjera, numri në të cilin nuk është funksional, ku edhe ka ankesa se parashtresat që bëjnë qytetarët nuk merren seriozisht.

Ky problem u theksua edhe nga këshilltarët e “Më mirë për Tetovën” (MMPT).

“Duhet të bëhet përmirësim i E-report, pasi sipas Ligjit për vetëqeverisje lokale është e obligueshme që çdo komunë të ketë E-reportin. Pasi të bëhet çdo paraqitje nga qytetarët, procesverbalet të lidhen në faqe dhe kush nga inspektorët ka qenë në terren dhe njëkohësisht vendimi apo përgjigja për këtë punë”, tha Hamdi Sulemani nga MMPT.

Ndërkaq, udhëheqësi i inspektoratit tha se kanë  bërë kërkesë si inspektorat në kabinet dhe është duke u procesuar të ketë një linjë të rregullt që qytetarët të bëjnë ankesa. Ndërkaq qytetarët mund të ankohen përmes arkivit të Komunës, ndërsa sipas Alijit janë duke u rregulluar edhe emaili dhe numri i inspektoriatit.

Blerim Osmani, këshilltar nga BDI kërkoi që të ketë transparencë të inspektoratit ku në ueb-faqen e komunës të publikohen të gjitha raportet, punët dhe kontaktet e inspektoratit.

Më poshtë e gjeni raportin e përgjithshëm të përgatitur nga Inspektorati i Komunës së Tetovës i cili u prezantua sot në seancë.

Ndryshe, sipas inspektoratit në vitin 2021 për një vit janë kryer 100 kontrolle, ndërsa për tre mujorin e parë të vitit 2022 janë kryer 60 kontrolle. Në seancë u theksuan një sërë problemesh si uzurpimi i hapësirave publike, mbeturinat e shumta, ndërtimet pa leje, shfrytëzimi i ujit të pijshëm, moskoordinimi midis institucioneve.

Seancën e plotë mund ta ndiqni më poshtë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button