Zelensky para parlamentit japonez: Ju jeni vendi i parë aziatik që i bëni presion Rusisë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky sot i bëri thirrje Japonisë që të rrisë presionin ndaj Rusisë për sanksione duke vendosur embargo ndaj tregtisë së mallrave ruse. Duke iu drejtuar parlamentit në Tokio përmes video-lidhjes, Zelenski falënderoi Japoninë për dënimin e pushtimit rus dhe vendosjen e sanksioneve, transmeton Portalb.mk.

“Shtetet e përgjegjëshme po bashkohen për të mbrojtur paqen. Ju falënderoj për qëndrimin tuaj parimor në këtë moment historik, për ndihmën e vërtetë për Ukrainën”, tha Zelenski.

Ai vlerësoi gjithashtu se Japonia është vendi i parë aziatik që mbështet Ukrainën.

“Ju ishit vendi i parë në Azi që me të vërtetë filluat të bëni presion ndaj Rusisë për kthim në paqe dhe që mbështeti sanksionet kundër Rusisë, kështu që ju bëj thirrje që të vazhdoni ta bëni këtë”, shtoi Zelensky.

Duke mos theksuar asnjë provë konkrete, Zelensky tha se forcat ruse po përgatisin sulme nga të ashtuquajturat “zona të përjashtimit” rreth termocentralit bërthamor të Çernobilit pasi pushtuan centralin në fazat e hershme të luftës muajin e kaluar.

“Bota është në prag të shumë krizave të reja”, shtoi Zelenski.

Pas fjalimit të tij, anëtarët e parlamentit në Tokio në fund e përshëndetën me duartrokitje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button