Sllovenia do të dërgojë mision ushtarako-diplomatik në Kiev në mbështetje të Ukrainës

Qeveria sllovene ka dështuar të detyrojë një diplomat të largohet për në Kiev si ushtrues detyre i përkohshëm ambasador në Ukrainë, kështu që pozitën do ta marrë nënkoloneli i ushtrisë sllovene, raportojnë mediat sllovene, transmeton MIA.

Sipas POP-TV, kryeministri Janez Jansha nuk arriti të gjente një vullnetar në Ministrinë e Jashtme për të shkuar në Kiev, kështu që qeveria iu drejtua Ministrisë së Mbrojtjes.

U dakordua që detyrën e shefit ta merrte një oficer me gradën nënkolonel, i cili do të punësohet përkohësisht në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe do të dërgohet në Kiev me një ekip të përshtatshëm.

Vendimi për dërgimin e ushtruesit të detyrës dhe ekipit qeveritar do të merret në seancën e sotme dhe kryeministri Jansha do të informojë liderët e NATO-s dhe BE-së në seancën e jashtëzakonshme nesër në Bruksel.

Bëhet fjalë për përpjekjet e Janshës, i cili së fundmi vizitoi Kievin me kryeministrat polakë dhe çekë, për të dërguar në kryeqytetin ukrainas një “mision diplomatik ushtarak të pazakontë”, i cili nuk do të ketë shumë nga puna e zakonshme diplomatike, por prania e të cilit do të jetë simbol i fortë i mbështetjes për Ukrainën, megjithëse mbart shumë rrezik, thekson POP-TV.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button