Wizz Air: Nga fundi i marsit linjë e re Ohër – Londër, nga maji Shkup – Maltë

Linja ajrore me kosto të ulët Wizz Air njoftoi sot se do të fillojë me rihapjen graduale të shtatë linjave dhe futjen e dy linjave të reja nga Shkupi dhe Ohri drejt destinacioneve në shtatë vende, duke filluar nga fundi i marsit dhe majit, transmeton Portalb.mk.

Sipas njoftimit, nga Shkupi do të mund të fluturohet sërish për në Bilund, Bremen, Romë-Çampino, Turku dhe Vekshe dhe nga Ohri për në Friedrichshafen dhe Memmingen.

Wizz Air do të hapë edhe dy linja të reja: Ohër – Londër, Luton dhe Shkup – Maltë.

Linjat ajrore Ohër – Friedrichshafen dhe Ohër – Memmingem nisin nga 28 marsi dhe nga ajo datë do të fluturojnë në linjën Shkup – Bilund.

Për Ohër-Londër Luton, Shkup – Romë Çampino dhe Shkup – Turku, data e fillimit është 21 mars dhe 23 maj për Shkup-Bremen, Shkup-Maltë dhe Shkup-Vekshe.

Rezervimet për linjat e rihapura janë tashmë të disponueshme.

Në një intervistë për MIA-në, Metin Batak, menaxher i përgjithshëm i TAV njoftoi këtë fundjavë se me orarin veror të fluturimeve që fillon më 28 të këtij muaji, përveç linjës së re ajrore Shkup-Sofje, n aeroportet e vendit po kthehen edhe disa linja që kanë funksionuar para pandemisë së kovid-19. Pritet edhe kthimi i LOT-it polak me linjë në Varshavë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button