Dita 28: Vazhdojnë sulmet në Mariupol, Zelensky thotë se 100.000 persona janë akoma të bllokuar

Sulmet e Rusisë ndaj Ukrainës kanë hyrë në ditën e 28-të. Qyteti i Mariupolit është sulmuar vazhdimisht, ndërsa porti i qytetit nuk është marrë akoma nga forcat ruse. Ky është port më i madhi në Detin Azov dhe një nga portet më të mëdha të Ukrainës për eksportin e produkteve bujqësore. Kapja e tij do të ishte strategjikisht e rëndësishme për Rusinë. Kremlini ka mohuar vazhdimisht se ka synuar qëllimisht infrastrukturën dhe ndërtesat civile, si shkollat, spitalet dhe shtëpitë në Mariupol – shumë prej të cilave janë shkatërruar me një numër të madh viktimash. Por fakti se zona e portit mbetet relativisht e padëmtuar mund të jetë një tregues që Rusia vlerëson rëndësinë e saj strategjike dhe ka shmangur qëllimisht synimin e vetë portit. Ndërkohë, guvernatori i rajonit Luhansk në Ukrainën lindore tha se është arritur marrëveshja për një armëpushim lokal për evakuimin e civilëve të bllokuar nga luftimet, transmeton Portalb.mk.

17:37 – 7.000 deri në 15.000 trupa ruse janë vrarë në Ukrainë, raportojnë nga NATO

16:42 – Putin: Rusia do ta shesë me rubla gazin natyror për vendet “jo mike”

14:00 – Zelensky para parlamentit japonez: Ju jeni vendi i parë aziatik që i bëni presion Rusisë

13:32 – Sllovenia do të dërgojë mision ushtarako-diplomatik në Kiev në mbështetje të Ukrainës

13:17 – Scholz: NATO nuk do të bëhet palë në luftën në Ukrainë

13:09 – Polonia do të dëbojë 45 rusë të dyshuar për spiunazh

12:20 – Ukraina kërkon armë për t’u mbrojtur nga Rusia

11:59 – Qeveria e Kosovës zgjeroi pakon e sanksioneve ndaj Rusisë

11:51 – Ukraina thotë se Rusia ka ndaluar punëtorët humanitarë drejt Mariupolit

11:50 – Putini planifikon të marrë pjesë në samitin e G20-tës në Indonezi

10:42 – Forcat ruse vazhdojnë sulmet në Kiev

10:23 – Ukraina: Qyteti Kherson ndodhet përballë një katastrofe humanitare

10:14 – Zelensky: Negociatat me Rusinë vazhdojnë në mënyrë të “vështirë”

09:47 – Macron: Do të përballemi me mungesë globale të ushqimit për shkak të luftës Rusi-Ukrainë

09:41 – Biden drejt Evropës për t’u takuar me krerët e NATO-s, BE-së dhe G7-ës për krizën në Ukrainë

09:21 – OKB do të shqyrtojë tri rezoluta për krizën humanitare në Ukrainë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button