Analizë: Lufta në Ukrainë do të shkaktojë jostabilitet ekonomik në RMV

Konflikti ushtarak në Ukrainë pritet të shkaktojë pasoja në ekonominë e Mqedonisë së Veriut. Para së gjithash, pasojat kanë të bëjnë me pengesat në shkëmbimin tregtar me Ukrainën e cila është shënjestër direkte e sulmeve ushtarake, por edhe me Rusinë ndaj së cilës Maqedonia e Veriut vendosi sanksione dhe nga e cila priten sanksione reciproke në periudhën vijuese, shkruan Portalb.mk.

Anëtarët e grupit punues të ekspertëve për politikë të jashtme dhe të sigurisë dhe drejtori ekzekutiv i Institutit Prespa, Ivana Jordanoska, Angelina Cvetkovska, Vesna Poposka, Vesna Shapkoski dhe Andreja Popovski, kanë bërë një analizë që e prezantuan sot, për çështjet e rëndësishme në lidhje me invazionin rus ndaj Ukrainës dhe efektin ndaj Evropës, por edhe ndaj Maqedonisë së Veriut.

Sipas kësaj analize, fakti që nga Rusia dhe Ukraina vijnë produktet kyçe siç është gazi natyror, nafta dhe gruri, tregon se vendin e presin çmime shokuese dhe jostabilitet ekonomik. Pavarësisht nëse ky shkëmbim tregtae zhvillohet mes Maqedonisl së Veriut dhe këto dy vende apo përmes kanaleve të Bashkimit Evropian, pasojat veç më ndjehen dhe ato veç do të përkeqësohen nëse së shpejti nuk ndërpriten veprimet ushtarake.

“Gazi natyror mund të tregohet si prpdukti i cili mund të jetë më kritik në periudhëm vijuese, ndërsa si pasojë e veprimeve ushtarake dhe sanksioneve ekonomoke që vendosen. Kriza në furnizimib e energencave priter ta godasë ndjeshëm edhe Bashkimin Evropian. Kjo, përkrah asaj që do të reflektohet në çmime shokuese në mënyrë të ndjeshme për një paletë të gjerë të produkteve, jo vetëm në vendet anëtare por edhe më shtete tjera të varura nga importi i BE-së, siç është rasti me Maqedoninë e Veriut”, thuhet në analizë.

A ka sentiment të vërtetë prorus në RMV?

Sa i përket ndikimit rus në vend, hulumtimi i Institutit Prespa tregon se nuk ka sentiment të vërtetë prorus në shtet. Bëhet fjalë për përzierje të faktorëve që lën përshtypje për orientim autentik dhe të tërësishëm në mbështetjen e agresionit të Putinit ndaj Ukrainës.

“Mbështetja më e lartë për Rusinë kanë shprehur votuesit e të Majtës. Madje 6,9% prejt tyre e njohin Rusinë si mike më të madhe të shtetit. Për votuesit e të Majtës, Ruaia është zgjedhja e dytë për mike më të madhe, menjëherë pas Serbisë e cila është zgjeshke e 68,1 prej tyre. Kjo parti politike ishte e vetmja e cila nuk votoi për rezolutën 22 në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut me të cilën dënohet agresioni rus ndaj Ukrainës”, theksohet në hulumtim.

Pse është e rëndësishme që Serbia t’i bashkohet sanksioneve kundër Rusisë?

Në analizën e cila u prezantua sot nga anëtarët e grupit punues, është përfshirë edhe çështja e sanksioneve ndaj Rusisë. Eksprertët kanë ngritur shqetësimin sa i përket pozicionit të Serbisë, i cili është i vetmi shtet në Evropë që nuk i është bashkangjitur sanksioneve ndaj Rusisë. Sipas tyre, ky është fakt shqetësues jo vetëm për Maqedoninë e Veriut, por edhe për rajonin më gjerë dhe në përgjithësi për Evropës. Ekziston mundësia për import të produkteve ruse në Serbi të cilat më pas do të ripaketoheshin dhe do të shiteshin si produkte serbe.

“Bazë shtesë për shqetësim është vëllimi i vazhdueshëm dhe në rritje i fluturimeve mes Serbisë dhe Rusisë. Aleatët, si dhe Bashkimi Evropian duhet t’u kushtojnë vëmendje të rritur shkeljeve potenciale të regjimit të sanksioneve, si në rajon ashtu edhe më gjerë. Ndikimi rus në Serbi është i ndjeshëm, duke pasur parasysh faktin se Serbia përkrah Kosovës dhe Bosne e Hercegovinës, është shteti i vetëm në rajon i cili nuk është anëtar i NATO-s dhe nuk aspirata të tilla duke pasur para ngjarjet historike. Në atë kontekst, duhet të përmendet “Qendra humanitare serbo-ruse” në Nish, funksionimi i së cilës tashmë kohë më të gjatë është i dyshimtë, si për gazetarët e pavarur, ashtu edhe për strukturat e sigurisë së shteteve të tjera”, theksohet në analizë.

Po ashtu u theksua se, momentalisht institucionet e Maqedonisë së Veriut kanë shprehur vullnet të pranojnë refugjatë nga Ukraina, por mungojnë hapa konkret se si do të realizohej ajo. Sipas informatave të fundit nga Ministria e Jashtme ende bëhen vlerësime për kapacitetet e vendosjes. Maqedonia e Veriut është zonë tranzit për pjesën më të madhe të refugjatëve që hyjnë në territorin e saj. Momentalisht, supozimi është se refugjatët ukrainas nuk do të vinin drejt Maqedonisë së Veriut.

A do të ketë luftë bërthamore?

Sa i përket mundësisë për luftë bërthamore, eskpertët vlerësojnë se gjasat për këtë janë të vogla, pasi nëse detohet bombë bërthamore në territorin e Ukrainës, varësisht prej madhësisë, pasojat e së njëjtës do të ndiheshin në vendet fqinje – disa prej tyre shtete anëtare të BE-së dhe NATO-s.

“Një situatë e tillë do të shkaktonte kundërsulm, në këtë rast, katastrofa bërthamore do të kishte pasoja edhe në Maqedoninë e Veriut. Rrezik tjetër bërthamor është dëmtimi, qoftë me qëllim apo jo, i centralit bërthamor, që do të shkaktonte havari bërthamore në territorin e Ukrainës”, theksohet në analizë.

Më tej shtohet se, këto skenare janë ekstreme dhe bëhen përpjekje që të njëjtat të parandalohen për më shumë arsye. Fillimisht ajo do të shkatërronte edhe më shumë vendet baltike dhe të Evropës Lindore, më pas do të kishin pasoja katastrofale ndaj popullir rus dhe në fund, do ta fusnin Evropën në luftë të tretë botërore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button