Ekspertja e luftës: Qëllimet ushtarake të Rusisë janë të paqarta

Pothuajse një muaj pasi Rusia nisi pushtimin e Ukrainës, synimet ushtarake ruse nuk janë të qarta, tha një studiuese e luftës, transmeton REL.

Ruth Deyermont, nga Kolegji Mbretëror i Londrës, tha për BBC se është e qartë se synimet e para të Rusisë, ashtu siç priste presidenti rus, Vladirmir Putin, nuk janë arritur “dhe në një farë mënyre nuk mund të arrihen tash”.

Ajo tha se sigurimi i një lidhjeje tokësore mes Rusisë dhe rajonit jugor ukrainas të Krimesë që u aneksua nga Rusia më 2014,  duket se është fokusi kryesor i Rusisë.

Megjithatë, ajo shtoi se bazuar në analizat e Qeverisë britanike dhe analistëve të tjerë, Rusisë do t’i duhet të bëjë përpjekje për të sulmuar Kievin dhe për ta rrëzuar Qeverinë ukrainase.

Por, ajo shtoi se “është e vështirë që kjo të ndodhë tani”.

Guterres bën thirrje që të përfundojë “lufta absurde” e Rusisë në Ukrainë

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres bëri thirrje që t’i jepet fund “luftës absurde” të nisur nga Rusia në Ukrainë.

Ai paralajmëroi të martën se konflikti “nuk po shkon asgjëkund, shpejt” dhe se populli ukrainas “po përjeton ferr”.

“Vazhdimi i luftës në Ukrainë është moralisht e papranueshme, politikisht e papërligjshme dhe ushtarakisht absurde”, u tha Guterres gazetarëve.

Rusia pushtimin e Ukrainës e filloi me 24 shkurt, që atëherë perëndimi ka vendosur sanksione të mëdha ndaj Rusisë. Sipas OKB-së, të paktën 925 civilë kanë humbur jetën dhe rreth 1.500 të tjerë janë plagosur në Ukrainë që nga fillimi i luftës, ndërsa mbi 3.5 milionë persona kanë ikur nga vendi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button